Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Bardhi,Bardhi, PartizaniP­artizani merrmerr komandën

Krutanët dorëzohen për 35’, në fund janë pa fat

- BUJAR BALLIU

Partizani kthehet sër ish në krye të klas ifikimit. Të kuqtë fitojnë në Fushë-Krujë përballë Kastriotit me rezultatin 2-1 dhe duke përfituar edhe nga humbja e Skënderbeu­t, tashmë janë të vetëm në vendin e parë me dy pikë më shumë se korçarët. Një super Jurgen Bardhi në sfidën e djeshme realizon dopietë duke i dhënë një 3- pikësh me shumë rëndësi skuadrës në këtë fazë të kampionati­t. Mbrojtësi Domgjoni dhe portieri Kuka nuk merren vesh me njëri-tjetrin duke i dhënë mundësi Bardhit të shënojë golin e parë. Vendësit këmbënguli­n shumë në pjesën e dytë dhe krijojnë raste, por nuk arrijnë t'i finalizojn­ë. Kastrioti vazhdon të mbetet në fund, ndërsa Partizani bëhet gati për një superpërba­llje të dielën, kur do të luajë me Laçin në "Selman Stërmasi".

PJESA E PARË

Loja nis me Partizanin që jep sinjalin e parë me anë të Bardhit që provon nga jashtë zone, por pa rezultat. Megjithatë, sfida zhbllokohe­t shumë shpejt. Në minutën e 19-të, Telushi jep një top të gjatë dhe Domgjoni e Kuka nuk merren vesh me njëritjetr­in, ndërsa është Bardhi që përfiton dhe hyn në zonë ku me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë, 0-1. Kastrioti mundohet të reagojë dhe është Okebugu që provon nga distanca, por pa rezultat. Minutat kalojnë, ndërsa trajneri Stavri Nica nuk pret shumë. Sulmi nuk po funksionon dhe vendos të nxjerrë Atsinën për Roxher. Por, janë sërish të kuqtë që shënojnë golin e dytë. Kote lëviz mirë në të majtë dhe kroson në zonë për Bardhin, i cili edhe pse shtatshkur­tër, godet shumë mirë me kokë dhe 0-2. Për të rihapur ndeshjen mendon braziliani i sapofutur në fushë, Roxher. Një inkursion individual nga e majta e sulmit të Kastriotit, Roxher pasi driblon Gojkoviç, ndëshkon edhe portierin Hoxha duke rihapur takimin. Vendësit përpiqen për golin e dytë, por nuk ia arrijnë qëllimit. PJESA E DYTË Fraksioni i dytë nis më mirë për krutanët. Kastrioti i afrohet golit të barazimit me Roxher dhe Okebugu, por pa fat. Nica bën edhe një zëvendësim tjetër duke hedhur në fushë Vatnikaj për Taulant

Marku. Partizani tërhiqet disi dhe kujdeset më shumë për mbrojtjen. Në minutën e 67-të, është sërish Roxher, i cili gjen të papërgatit­ur Hoxhën, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 74-t, Trashi provon nga faulli, topi godet traversën dhe Bardhi bën më

të vështirën duke e dërguar jashtë nga fare afër. Goditja e tij me kokë është për t'u harruar, ndërsa i kishte mundësitë që të mbyllte ndeshjen. Në 20 minutat e fundit, Partizani tërhiqet ndjeshëm dhe mundohet të mos rrezikojë duke ruajtur rezultatin.

Krutanët krijojnë raste dhe në të 83-ën i afrohen shumë golit të barazimit. Ymeraj bën gjithçka mirë në zonë duke u fituar kohën mbrojtësve të kuq dhe godet drejt portës, por gjuajtja është e lehtë dhe Ibrahimi shpëton portën nga një gol i sigurt

duke larguar shumë pranë vijës fatale. Në minutën e parë shtesë, Partizani mund të kishte shënuar golin e tretë, por Asani ekzagjeron duke mos pasuar te shokët që ishin të lirë. Ky rast mund të kishte mbyllur historinë e takimit, ndërsa vendësit

përpiqen deri në fund, por nuk arrijnë të shënojnë. Në këtë mënyrë, Partizani merr një 3-pikësh shumë të rëndësishë­m dhe ngjitet në krye të klasifikim­it duke u fokusuar tashmë te sfida që do të luajë të dielën në "Selman Stërmasi" përballë Laçit.

 ?? FOTO: Partizani. al ?? KASTRIOTI-PARTIZANI 1-2 Mala, Asani, Bardhi dhe Belica duke festuar një nga golat
FOTO: Partizani. al KASTRIOTI-PARTIZANI 1-2 Mala, Asani, Bardhi dhe Belica duke festuar një nga golat
 ??  ?? Lojtarët e Partizanit duke festuar një prej golave të Bardhit
Lojtarët e Partizanit duke festuar një prej golave të Bardhit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania