Panorama Sport (Albania)

Lista e Kombëtares, Panuçi “tërbon” Kosovën

Lista e Kombëtares, sulmuesit më në formë nuk grumbulloh­en

- GENTJAN ALINANI

Sadiku rikthehet në Kombëtaren shqiptare. Por, nuk është ai që të gjithë e njohin, ai që mund të zgjidhte problemet e Panuçit në repartin e sulmit. Nuk është Armando Sadiku (ai vazhdon ende fazën e terapisë për t'u rikuperuar nga operacioni në gju), është Loret Sadiku. Edhe ky, jo pak i njohur në Shqipëri dhe Kosovë. U grumbullua më parë nga Xhani...

Sadiku rikthehet në Ko mbëtaren shqiptare. Por, nuk është ai që të gjithë e njohin, ai që mund të zgjidhte problemet e Panuçit në repartin e sulmit. Nuk është Armando Sadiku ( ai vazhdon ende fazën e terapisë për t'u rikuperuar nga operacioni në gju), është Loret Sadiku. Edhe ky, jo pak i njohur në Shqipëri dhe Kosovë. U grumbullua më parë nga Xhani De Biazi dhe nga atëherë karriera e tij në aspektin ndërkombët­ar kaloi në disa peripeci. Është ky lajmi i parë në listën e publikuar nga Kristian Panuçi, për dy ndeshjet e radhës, me Skocinë në 17 nëntor 20:45 dhe me Uellsin në 20 nëntor në "Elbasan Arena".

ISMAJLI KUQEZI- Lajmi i dytë: Ashtu siç ishte thënë më parë, mbrojtësi Ardian Ismajli ka braktisur Kosovën për të veshur fanellën kuqezi. Deri tani ka luajtur me përfaqësue­sen Shpresa të Kosovës dhe ishte kapiten i tyre. Por ai ka vendosur që nga sot e tutje të mbajë veshur fanellën kuqezi. Panuçi i ka dërguar një ftesë për ta pasur në organikë për të ardhmen, nëse do të vazhdojë të jetë ende trajner i Kombëtares pas këtyre dy ndeshjeve. Ismajli është qendërmbro­jtës, por mund të bëjë edhe rolin nga krahët, ku këmba e preferuar e tij është e djathta.

SADIKU...TJETËR- Për t'u rikthyer edhe një herë te Loret Sadiku. Rikthehet në Kombëtaren shqiptare pas disa vitesh. Më parë e grumbulloi Xhani De Biazi, teksa ai luante me ekipet e moshave të Suedisë. Me kuqezinjtë nuk pati fatin që të debutonte, por kërkon ta bëjë këtë herë. Por, pse u "zhduk" nga qarkullimi mbrojtësi Sadiku? Sepse ai u largua nga Shqipëria për të luajtur me Kosovën kur këta të fundit krijuan ekipin e tyre përfaqësue­s pa lejen e FIFA-s dhe tani institucio­ni më i lartë i futbollit ndërkombët­ar nuk ia jep lejen për të qenë pjesë e Kosovës. Sadiku mund të luajë vetëm për Shqipërinë. Gjithsesi, nuk është vetëm ai rikthimi në këtë listë. Bëhet fjalë edhe

për mbrojtësin Ivan Balliu, për të cilin Metzi nuk dha leje për ndeshjen me Izraelin. Këtë herë Panuçi e ka përfshirë në listë.

TË BESUARIT- Kjo është një ndeshje delikate për trajnerin Kristian Panuçi dhe ai ka vendosur që të marrë me vete të besuarit e tij. Konfirmon mbrojtësin e majtë Egzon Binaku, por edhe Dermakun, Gavazajn, Ndojin, Ramadanin, Manajn dhe Vrionin. Pjesa tjetër është ajo e senatorëve që nuk mungojnë. Janë grumbullua­r edhe Hysaj me Bashën, pavarësish­t se nuk luajnë dot për shkak të kartonëve ndaj Skocisë.

TË HARRUARIT- Askush nuk e ndalon Panuçin që të

marrë lojtarët e "besuar", por sigurisht që duhet të ketë një rregull për ata që grumbulloh­en. Dhe në këtë listë mund të ishin fare mirë edhe lojtarët si Ergys Kaçe, Azdren Llullaku, Sokol Cikalleshi apo edhe Taulant Seferi. Të gjithë janë duke bërë mirë me ekipet e tyre në këtë moment dhe mund të jepnin kontribut për Kombëtaren shqiptare në këto dy ndeshje të radhës. Tre sulmuesit kanë pasur vazhdimësi dhe kanë shënuar gola. Panuçi ka lënë jashtë "14 gola". 8 të Seferit, 6 në kampionat dhe 2 me Shpresat, 5 të Llullakut; 3 kampionat dhe 2 kupë dhe 1 të Cikalleshi­t në Kupë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Loret Sadiku
Loret Sadiku
 ??  ?? Ardian Ismajli
Ardian Ismajli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania