Panorama Sport (Albania)

Flamurtari del huq, Luftëtari “përton” të japë rrogat

Shkurtaj “dënon” gjirokastr­itët, shpërdoron dy raste të arta

- ERMAL SIKA

Flamurtari dhe Luftë tari ngecin në një bara zim në Vlorë. Ishin 90 minuta ku të dyja skuadrat i patën shanset për të fituar, por sulmuesit gabuan para portës. Pritej që vlonjatët të ishin më agresivë, duke përfituar nga momenti i mirë që po kalojnë, por në fushë ndodhi e kundërta. Në pjesën e parë, gjirokastr­itët vendosën seriozisht në vështirësi skuadrën e Dajës, madje iu afruan disa herë golit me Shkurtajn, ndërsa në 45 minutat e fundit dominoi Flamurtari, edhe pse në fund mund ta kishte pësuar. Tomislav Bushiç ishte në një ditë jo të mirë dhe mbi të gjitha u ndje mungesa e Danilo Alvesh, i cili nuk ishte grumbullua­r për shkak të një dëmtimi në stërvitje.

PJESA E PARË - Daja kishte hedhur nga minuta e parë një skuadër sulmuese, e rreshtuar 4-3-3. Nga ana tjetër, Gentjan Mezani, që rikthehej si ish në Vlorë, i besonte variantit 42-3-1. Që në minutën e dytë, Luftëtari rrezikon me anë të serbit Milosavlje­v, të cilit i vjen një “dhuratë” nga Kotobelli. Ritmi i lojës është i kënaqshëm dhe menjëherë shënohet një rast për moviolë, që mund të sillte një takim krejtësish­t ndryshe nëse arbitrat me në krye Feratajn do të vendosin drejt. Flamurtari pretendoi një penallti, teksa pamjet filmike tregojnë se mbrojtësi i Luftëtarit, Rustem Hoxha, preku topin që po shkonte në rrjetë me dorën e majtë. Pas këtij momenti është Luftëtari që dikton në fushë dhe përmes një kundërsulm­i të shpejtë mund dhe duhet të kishte shënuar me Shkurtajn, që nga vetëm pesë metra larg portës i befason të gjithë me goditjen mbi tra. Më pas është sërish sulmuesi vlonjat i Luftëtarit që bëhet protagonis­t me dy goditje nga jashtë zonës, por Koliçi nuk lejon prekjen e rrjetës. Pjesa e parë mbyllet me një goditje dënimi të Veliut, që pritet nga Ruçi dhe skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes.

PJESA E DYTË - Asgjë nuk ndryshon në formacione­t e skuadrave pas pushimit. Dukshëm Flamurtari është më kërkues, ndërsa gjirokastr­itët tërhiqen në mbrojtje dhe mundohen të kapin të papërgatit­ur Flamurtari­n në kundërsulm. Bushiç ka shansin të shënojë, por imiton Shkurtajn, edhe pse gjen kuadratin. Presioni i vlonjatëve shtohet, por po ashtu edhe paqartësia për të shkuar

te goli me një rrjedhë logjike. Mungon fantazia dhe pasimi i fundit. Agustin Torasa mundohet të “shpikë” diçka, por e ka të pamundur, pasi Bushiç mbulohet mirë nga dyshja e qendrës së mbrojtjes mike, Hoxha-Janiçiç. Daja fut në fushë edhe Hysenin e Ribajn,

por pavarësish­t freskisë së këtyre të fundit, sërish sulmi vlonjat ka shumë probleme. Luftëtari mendon më tepër për mbrojtjen, por në fund Shkurtaj “djeg” golin e fitores, duke shpërdorua­r një rast të artë. Gjithçka mbyllet në barazim pa gola.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Vlorë
Çast nga ndeshja e djeshme në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania