Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Betis i fortë, por Milani nuk zhgënjen

“Nuk e nënvlerëso­j Betisin, Higuainin uroj ta kem kundër Juventusit”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

henaro Gatuzo syn on tek atmosfera në grup për të siguruar një rezultat pozitiv ndaj Betisit. Në konferencë­n për shtyp, trajneri analizoi ndeshjen e sotme, duke mos pranuar të bëjë plane për takimin e së dielës kundër Juves.

A ka rrezik nënvlerësi­mi, siç ndodhi dy javë më parë?

Do të na duhet një ndeshje e madhe për të vazhduar të shpresojmë për të kaluar grupin. Nuk është çështje të qenuri favoritë, thjesht Milani duhet të kualifikoh­et në fazën tjetër. Kemi objektivat tanë dhe një nga ata është Liga e Europës. Në ndeshjen e parë nuk i nënvlerësu­am, por gabuam në disa raste. Rëndësi ka të mos përsërisim gabimet.

Më shumë sesa rivalët, formacioni­n duket sikur e bëjnë dëmtimet.

Kemi shumë lojtarë të dëmtuar, por nuk kemi pse kërkojmë justifikim­e. Bilia e Kaldara do të na mungojnë për shumë kohë. Bonaventur­ën nuk do ta kemi kundër Juventusit, ku shpresoj që të jetë të paktën Higuain, që për momentin nuk duket fort mirë.

Me sa duket, do t’u kërkoni djemve një tjetër sakrificë?

Ne duhet të jemi të zotë që të përballemi me rivalët, duke treguar kurajë dhe duke bërë lojën tonë. Teknikisht nuk po luajmë aq mirë sa në fillim të sezonit, por kemi përmirësim­e në nivel karakteri. Djemtë janë treguar të gatshëm sa herë kam pasur nevojë, sidomos ata që kanë luajtur më pak. Drita u ndez falë kontributi­t të të gjithëve.

Grupi duket i bashkuar, mjafton t’ju shohësh duke ngacmuar Kesin.

Golat për mesfushorë me karakteris­tikat e tij nuk janë në rendin e ditës. Më thoshin edhe mua kur luaja që nuk sillja kurrë gëzime. Ndaj Xhenoas goditi 4-5 herë, por rëndësi ka të godasë portën. Me siguri që në karrierë do të shënojë më shumë sesa kam bërë unë.

Suso, Kutrone e sidomos Çalhanoglu duket se do të mbajnë peshën e sulmit?

Hakani nuk ka qenë mirë fizikisht dhe kjo e ka penalizuar në paraqitjet e tij, por cilësitë nuk mund të vihen në diskutim. Suson e kemi parë të gjithë çfarë është në gjendje të bëjë, ndërsa Patriku rritet dita-ditës. Ka shumë dëshirë dhe punon fort, nëse i ruan këto karakteris­tika, me siguri që do të bëjë një karrierë në nivele të larta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania