Panorama Sport (Albania)

Reali me pesë yje, Bajerni i falet Levës

Tri ndeshje pa pësuar, francezi 201 gola me "galaktikët"

-

Solari kalon me pikë të plota edhe provimin e tretë në drejtimin e Realit të Madridit. Ndoshta atë më të rëndësishm­in. Pas fitoreve në Kupën e Mbretit dhe në kampionat, vijnë edhe tri pikët në Champions. Një "manita" kundër Viktorias së brishtë. Në këtë mënyrë Reali ngjitet në kuotën e 9 pikëve në Grupin G bashkë me Romën. Dhe për të vendosur fatet e këtij grupi do të jetë ndeshja direkte mes dy skuadrave në 27 nëntor në "Olimpiko".

ZGJEDHJET E SOLARITIsh­in të shumta surprizat në radhët e "galaktikëv­e". Solari duhet t'i bënte llogaritë me një listë të gjatë të dëmtuarish si Karvahal, Varan, Marselo dhe Mariano Diaz. Dhe ai zbret një fushë një mbrojtje të arnuar me Ramosin dhe Naçon në qendër, të mbështetur nga Odriozola dhe Reguion nga krahët. I pari është duke kaluar një moment magjik. I rritur në ekipet e moshave të Socidadit, zbarkoi në Madrid për 30 milionë euro. Karta e identiteti­t, ia vlen ta kujtojmë, shënon 22 vjeç. Pas debutimit në kampionat dhe golit në Kupën e Mbretit vjen edhe ndeshja e parë si titullar në Champions. E njëjta gjë vlen edhe për Reguilon, ndërsa surpriza ka në portë. Kurtua luan nga minuta e parë. Vaskez, Bejl dhe Benzema në majën e sulmit.

DOMINIM GALAKTIKËs­htë pikërisht francezi që zhbllokon ndeshjen pas 21 minutash me një aksion personal të tijin: Kampioni i Europës merr topin, futet në qendër, kalon dy kundërshta­rë me finte dhe e dërgon në rrjetë. Është goli i tij i 200-të me fanellën e madrilenëv­e në të gjitha kompeticio­net. Sulmet e Realit janë të njëpasnjës­hme dhe mbrojtja e Pëlzenit nuk mund t'i përballojë. Goli i dytë mban firmën e Kasemiros, i cili shënon pas një krosimi të Toni Krosit. Gjithçka e lehtë për spanjollët, të cilët shënojnë edhe golin e tretë në minutën e 37-të. Sërish Benzema dhe ky është goli i 201. Pjesa e parë mbyllet me "poker", i cili mban firmën e Bejlit: një e majtë e bukur në shtyllën e dytë. Në pjesën e dytë kishte hapësirë edhe për golin e dytë, të cilin e realizon Toni Kros. Nuk mund të bënte asgjë i "shkreti" Hrushka. Të zotët e shtëpisë eliminohen nga Champions-i dhe do të luajnë ndeshjen e ardhshme për një vend në Ligën e Europës kundër CSKA-së. Reali rikthehet në Spanjë me vetëbesim dhe siguri. Solari duket zgjedhja e duhur... për momentin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania