Panorama Sport (Albania)

Bllokohet autobusi i Partizanit, polici bën batuta me shoferin

Gega lë mediat të presin, gazetarët nuk e intervisto­jnë

-

Nga bllokimi i autobusit tek injorimi i trajnerit të Partizanit, Skënder Gega, ndaj mediave. Të luash në Fushë- Krujë është kthyer në stres më vete për shoferët e autobusëve që transporto­jnë aty ekipet kundërshta­re. Thuajse gjithmonë ndodh që autobusët e skuadrave ngecin në hyrjet dhe daljet, pasi rruga për në fushën sportive është shumë e ngushtë, ndërsa bllokohet edhe nga makinat që parkohen keq. E njëjta histori ndodhi edhe dje me autobusin e Partizanit. Gazeta "Panorama Sport", sjell ngjarjet më të veçanta që ndodhën dje përpara, gjatë dhe pas ndeshjes Kastrioti-Partizani që prodhoi batuta dhe shumë humor. Ja pikantet nga takimi i djeshëm. Ndërkaq, më shumë se 1200 tifozë ishin të pranishëm në stadium ku dihet se në Fushë-Krujë, Partizani ka mbështetje maksimale. -Bllokadë që në hyrje. Autobusi i Partizanit ngec ende pa u futur në stadium dhe qëndron për disa minuta në pritje, por rruga e ngushtë dhe parkimet e gabuara nuk e lejojnë autobusin të kalojë. Më pas u vendos që stafi dhe lojtarët të vazhdonin në këmbë rreth 500 metra deri në impiant. Një histori që përsëritet gjithmonë përpara ndeshjeve kur aty luan edhe Iliria. Ndërsa autoritete­t janë neglizhent­e duke mos marrë asnjëherë masa, edhe pse ndeshjet dihet se kur luhen.

-Siç pritej, impianti ishte i tejmbushur në të dy sektorët, me miqtë që ishin gjatë të gjithë kohës në festë dhe në mbështetje të skuadrës së zemrës. Shënimi i golit nga Partizani bëri që festa të shpërthejë jo vetëm në sektorin e miqve, por edhe në tarracat e shtëpive përreth. Dihet tashmë që në Fushë-Krujë ka shumë tifozë të Partizanit.

-Trajneri i të kuqve, Skënder Gega, ishte nervoz gjatë pjesës së dytë ku qëndroi në këmbë duke dhënë udhëzime për të tijtë.

-Në fund të takimit, Gega injoron mediat e tjera, duke i lënë që të prisnin derisa të përfundont­e me "SuperSport". Por, përfaqësue­sit e mediave të tjera e braktisën dhe preferuan që të mos i merrnin fare prononcim Gegës, por vetëm trajnerit të krutanëve, Stavri Nica. -Situata me autobusin përsëritet edhe në fund të ndeshjes. Rruga e ngushtë dhe trafiku i lënë sërish të kuqtë disa minuta në dalje. -Batuta e një efektivi të policisë ishte epike. "Ku e ke gjet gjithë këtë autobus mo burr?", i tha shoferit të kryeqyteta­sve, duke bërë që të shpërtheni­n të qeshurat në autobus. Bujar Balliu

 ??  ?? Autobusi i Partizanit ngeci në hyrje dhe në dalje për në stadiumin e Fushë-Krujës
Autobusi i Partizanit ngeci në hyrje dhe në dalje për në stadiumin e Fushë-Krujës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania