Panorama Sport (Albania)

Gega: Lojtarët lodhen shpejt

"Pjesët e para me presing sjellin lodhje, Asani gaboi në minutat e fundit”

- BUJAR BALLIU

Partizani u ngjit sër ish në krye të klas ifikimit. Fitorja e djeshme ndaj Kastriotit dhe humbja e Skënderbeu­t ndaj Laçit, bëri që të kuqtë të jenë sërish në vend të parë dy pikë më shumë se korçarët. Trajneri Skënder Gega nuk ishte shumë i qetë gjatë ndeshjes. Edhe pse të tijtë e nisën shumë mirë, duke shënuar dy gola të shpejtë, në pjesën e dytë rrezikuan shumë, ndërsa në fund ishte Ibrahimi me një ndërhyrje vendimtare që shpëtoi portën e tij nga goli i barazimit. Në fund të takimit, Gega u shfaq i qetë në intervistë­n e tij për "Gol pas Goli" në "SuperSport". Tekniku tha se nuk ishte i kënaqur nga loja, por në fund janë pikët ato që e lumturojnë. "Ne jemi po të njëjtit, por problemi është që lojtarët janë të lodhur. Pjesët e para me presing të lartë sjellin lodhje. Për mua është e rëndësishm­e që edhe me një gol të fitohet ndeshja", tha ndër të tjera Gega në intervistë­n e tij pas ndeshjes.

E vuajtët tej mase Kastriotin dhe në fund rrezikuat t'ju barazonte. Çfarë ndodhi?

Lojtarët harruan që është një ndeshje 90 minuta dhe u vetëkënaqë­n. Shënuam dy gola të shpejtë dhe ata menduan se gjithçka u mbyll, por nuk mbaron me kaq. Nuk jam i kënaqur nga loja, pasi mund të bënim më mirë. Megjithatë, në fund janë pikët ato që më gëzojnë.

Mund edhe të shkaktohet dëm me egoizmin e tepruar, ndërsa Asani në fund kishte një mundësi për ta mbyllur takimin, por nuk shërbeu për shokët. Si e gjykoni?

Është e vërtetë që Asani gaboi. Për mua është njëlloj ai që humbet topin dhe ai që nuk i shërben shokut, apo që humb dyluftimin. Duhet të punojmë shumë, pasi nuk jemi të përsosur. Kishim një pjesë të dytë për të korrigjuar.

Partizani ka fituar shpesh me rezultat të ngushtë. Në fillim i mbanit larg kundërshta­rët, tani po afrohen drejt portës. Ka ndryshuar diçka?

Është e vërtetë kjo që thoni. Ne jemi po të njëjtit, por problemi është që lojtarët janë të lodhur. Pjesët e para me presing të lartë sjellin lodhje. Për mua është e rëndësishm­e që edhe me një gol të fitohet ndeshja.

Ku i ka konkretish­t problemet Partizani, mund të jeni

më i qartë?

E gjitha është te lodhja. Problemi është se nuk jemi shumë të freskët. Ne shënuam shumë shpejt dhe çdo gjë është e paparashik­uar. Shpresojmë të korrigjojm­ë këto gabime në ndeshjet në vazhdim

dhe të jemi më të qartë.

Gojkoviç çfarë paraqitje bëri sot (dje)?

Gojkoviç ka punuar mirë. Koha që ka qenë në stol, u ndje sot. Jam munduar mos t'i ngarkojë lojtarët dhe pas 90 minutave të flasim më të qartë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania