Panorama Sport (Albania)

Shehi: Ishte ditë jo, ua bëmë të thjeshtë të shënonin

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Orges Shehi, ka komentuar për mediat humbjen e djeshme si një takim, në të cilin korçarët ua bënë të thjeshtë kurbinasve për të shënuar, si dhe nuk kanë shfrytëzua­r volumin e lojës që krijuan.

Rezultati a i përgjigjet lojës së zhvilluar?

Po të shikosh rezultatin 2-0, krijon një ide tjetër për ndeshjen. Ne kemi provuar të ndryshojmë, por ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë. Pas 10 minutave të para kemi hyrë në lojën tonë, bëmë qarkullimi­n e topit dhe kemi shkuar afër portës së kundërshta­rit. Në momentin tonë më të mirë, kur po ushtronim presion, u goditëm me golin e dytë dhe aty u mbyll gjithçka.

Shumë volum loje, por pa gol. Çfarë ndodhi me Skënderbeu­n? Në fakt, i tillë është futbolli dhe ne duhet ta pranojmë. Në këndvështr­imin tim, përveç dhjetë minutave të para, kemi luajtur dhe ushtruar trysni. Bëmë presion dhe patëm raste, por ja që u ndëshkuam. Mungoi pasi i fundit apo skuadra ishte pak agresive në finalizim?

Kur një kundërshta­r qëndron mbrapa, zonat janë shumë të ngushta. Në pjesën e parë tentuam dhe dolëm nga krahët drejt portës kundërshta­re, por nuk ishim shumë të qartë te pasi i fundit dhe sulmimi i zonës së golit. Kurse në pjesën e dytë, patëm edhe raste të pastra, të cilat nuk i shënuam dhe... s'kemi çfarë të bëjmë.

Pse duket sikur keni më shumë motivim ndaj skuadrave rivale si Partizani, ndërsa sot (dje) ekipi ishte më i përgjumur?

Ndoshta emri i skuadrave na motivon pak më shumë. Megjithatë, sipas meje, nuk është kjo. Mund të ndikojë edhe orari i ndeshjes, mund të ndikojë edhe efekti që pati pragndeshj­a, do luhet-s'do luhet. Gjithashtu, jemi në një fazë që të gjitha skuadrat duan vlerësim. Për ta përsëritur, përveç dhjetëminu­tëshit të parë ku nuk dihet se ku ishim, pjesa tjetër pati reagim të skuadrës dhe bëri lojë shumë të mirë. Është e vështirë kur kundërshta­ri qëndron i gjithi mbrapa.

Ju bezdisi ajo që u fol gjatë javës nëse do të luhej apo jo? Fillimisht, kjo gjë të çorienton pak. Megjithatë, ne nuk duhet të gjejmë alibi. Ne e interpretu­am ndeshjen mirë përveç startit, pastaj golat na erdhën si moment mospërqend­rimi. Momente, në të cilat ia kemi bërë më të lehtë kundërshta­rit për të shënuar. Është një humbje që na dhemb, por duhet të shohim përpara se kampionati është i gjatë. Varësi ndaj Muzakës dhe Bregut, po nuk shënuan, as ekipi nuk ia del...

Muzaka është i rëndësishë­m për Skënderbeu­n, por sot (dje) ishte një ditë "jo". Kur Laçi u mblodh mbrapa, hodhëm edhe Guedj në fushë. Realisht, nuk është se varemi vetëm nga një lojtar. Bregu është lojtar krijues që luan mirë në zonat e ngushta. Gjithsesi, ne jemi skuadër që krijojmë dhe në çdo ndeshje kemi pasur rastet tona. Por, në futboll duhet të shënosh dhe nëse nuk e bën, të bëhet më e vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania