Panorama Sport (Albania)

Gjoni: Ju tregoj sekretin e Laçit

"Tifoz me Interin dhe Shkrinjar. $bjektivat& Herët, por uroj të jetë viti i... titullit"

- OLSI TUJANI

Në një kampionat kur sulmuesit i "fshihen" golit, realizimi nga lojtarët e prapavijës përbën lajm. Eglentin Gjoni, mbrojtësi i Laçit, ia doli të shënojë dje për të vulosur fitoren ndaj Skënderbeu­t, ndërkohë që për "Panorama Sport" rrëfen ekskluzivi­sht karrierën, ekipin që bën tifo, mbrojtësin që ka idhull dhe e ndjek për ta kopjuar. ƒendërmbroj­tësi shënoi dje të tretin gol personal.

Vulosët fitoren ndaj Skënderbeu­t, çfarë ndjesie ishte?

Normale që është ndjesi shumë e mirë, aq më tepër që është edhe goli im i tretë në kampionat. Realisht jam shumë i lumtur dhe kënaqësinë ma shton fakti që po ndihmoj skuadrën të arrijë rezultate pozitive.

Goli i tretë personal. A keni një objektiv se çfarë mund të arrini?

Unë për momentin mendoj vetëm për Laçin dhe ky është objektivi kryesor, që të bëj detyrën time dhe të ndihmoj këtë ekip të arrijë rezultate pozitive. Pastaj në të ardhmen nuk i dihet.

Laçi e ka fshehur objektivin, por me këto rezultate ku mund ta shohim?

Është shpejt sepse kampionati është shumë i gjatë dhe nuk dua që të flas për objektiva të mëdha. Duke i marrë

ndeshjet një nga një, pse jo, mbase është viti i duhur. Ndoshta edhe për kampion (qesh...).

Ju lojtarët, çfarë flisni mes jush në raport edhe me vitet e tjera?

Grupi ka ndryshuar dhe shumica janë djem të rinj, të cilët kanë sjellë frymë tjetër. Neve na karakteriz­on forca e grupit që bëjmë të gjithë për

njëri- tjetrin dhe gjithkush është në maksimum. Kjo besoj se na çon drejt rezultatev­e.

Skënderbeu ushtroi presion, si e përballuat dhe si ishte fitorja ndaj tyre?

Të them të drejtën, ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe ne e kishim përgatitur si të tillë. Ishim përgatitur mirë dhe e kishim studiuar

kundërshta­rin, aq më tepër duke ditur forcën që ajo ka. U munduam që t'i neutralizo­jmë pikat e tij të forta dhe ia arritëm.

E prekët topin me dorë? Po, por më ra në dorë. Ishte pozicion natyral.

:ili ishte lojtari më i rrezikshëm prej tyre?

Hmm... Si të them... Në fakt, u bë më e vështirë me aktivizimi­n

e Krasniqit, pasi u shtuan sulmuesit e tyre që na e bënë disi të vështirë markimin.

Kush ka qenë lojtari më i fortë në Shqipëri për ta markuar?

Këtë kampionat nuk kam evidentuar një të tillë akoma, por në edicionet e kaluara mund të them se Ekuban ka qenë më i vështiri. Ai ishte i shpejtë, i fortë në dyluftime. Kishte shumë cilësi.

Për < ilën skuadër bëni tifo në kampionate­t e huaja?

Për Interin. Te kjo skuadër më pëlqen shumë mbrojtësi Shkrinjar. E ndjek me shumë vëmendje në paraqitjet që bën.

Çfarë mund të mësoni prej tij?

Në ato nivele që është ai dhe për kampionati­n që flasim ka shumë, por për të, mund të them se qetësia është diçka që mund ta evidentoj.

Uzuni u largua, por shënon Shtubina apo edhe ju. A ju mungon Myrto?

Kemi disi vështirësi në fazën sulmuese dhe normalisht ndihet mungesa e tij. Atij i uroj fat atje ku është dhe të them të drejtën na mungon.

Ruani më kontakte me të dhe a prisni t'ju tërheqë pas vetes?

Po, flasim dhe kam marrëdhëni­e shumë të mira. Si dihet ( qesh...). Ajo do të jetë edhe në varësi të asaj që unë do të bëj.

E keni menduar Kombëtaren?

Kombëtarja është ëndrra e çdo lojtari dhe e imja gjithashtu. Pse jo, me kësmet të Zotit... të shohim në të ardhmen çfarë do të bëj.

A keni një dedikim për këtë gol?

Po, nuk kam sesi të mos ia dedikoj personit të zemrës.

 ??  ?? Dy goleadorët ndaj Skënderbeu­t, Eglentin Gjoni dhe Ndriçim Shtubina
Dy goleadorët ndaj Skënderbeu­t, Eglentin Gjoni dhe Ndriçim Shtubina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania