Panorama Sport (Albania)

Memelli: Kërkova të "vrisnin" ndeshjen, ja si i përballuam

-

Ka nisur karrierën si trajner i Laçit me dy fitore radhazi, ndaj Luftëtarit dhe dje ndaj Skënderbeu­t. Në përfundim të kësaj të fundit, në deklaratën e dhënë për "SuperSport", Migen Memelli ka përgëzuar ekipin dhe ka shpjeguar si e kishte përgatitur këtë 90-minutësh. DY FITORE - "Dinim që kishim përballë një skuadër mjaft të mirë me kualitete. E kemi studiuar dhe kemi parë ku e ka forcën Skënderbeu. E nisëm me agresivite­t këtë takim dhe u kërkova lojtarëve të bënin presion në 1/3-at e fushës së kundërshta­rit. Megjithëse janë skuadër shumë e fortë, arritëm që t'u krijojmë vështirësi në 15 minutat e para ku shënuam golin. Pastaj e tërhoqëm skuadrën. Kishim edhe një ndërrim të detyruar. Kam kërkuar që skuadra të jetë mjaft e kujdesshme, pasi si Aliti edhe Radas godasin mbrapa shpinës sonë. Mbrojtësit e krahut të Skënderbeu­t shtyjnë lart për të krijuar superiorit­et. U kërkova djemve të vrisnim ndeshjen, e bëmë vonë, por gjithsesi dua t'i përgëzoj lojtarët për çfarë treguan në fushë".

TITULLI - "Ajo që mund të pretendoj unë është që të jemi të përqendrua­r totalisht. Në momentin që nuk e bëjmë, do kemi probleme". Shtubina - "Kemi pak problem në sulm. Shtubina është në momentin e duhur. Mua më pëlqen që golat t'i ndajmë si skuadër. Megjithatë, te ne është lojtari i momentit dhe besoj se do vazhdojë të jetë. Shpresoj që edhe pjesa tjetër e skuadrës të arrijë që të shënojë. Nuk duhet të mbështetem­i vetëm te një lojtar, pasi kjo përpjekje është e gabuar", deklaroi Memelli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania