Panorama Sport (Albania)

Krizë financiare te Luftëtari, Mezani u bën apel drejtuesve

Klubi me llogari të bllokuara, lojtarët disa muaj pa u paguar

-

Qetësinë te Luftëtari nuk e kanë prishur vetëm rezultatet e dobëta në fazën e parë apo zgjedhjet totalisht të gabuara të drejtuesve në merkato. Mbi të gjitha, në grupin e lojtarëve situata zien. Skuadra rezulton të ketë disa muaj pa u paguar, diçka që pranohet edhe zyrtarisht nga vetë klubi, pavarësish­t se theksohet se bëhet fjalë për dy rroga. “Panorama Sport” zbulon se kjo krizë financiare te bluzinjtë ka ardhur si pasojë e bllokimit të llogarisë së klubit nga Tatimet. Lojtarët i marrin të gjitha pagat në bankë. Kësisoj, klubi rezulton debitor në Tatime dhe tashmë duhet të bëjë një marrëveshj­e me drejtorinë e kësaj të fundit, në mënyrë që gjithçka të zhbllokohe­t. Lojtarët nuk kanë qenë aspak të qetë dhe një pjesë e tyre e shfaqën edhe dje në fushë në fundin e lojës. Megjithatë, gazeta mëson se përpara ndeshjes me Laçin javën e kaluar, “senatorët” e ekipit kanë bërë një takim me presidenti­n Grigor Tavo, vëllain e tij, Vangjel Tavo, që është deputeti i Gjirokastr­ës, si dhe aksionerët e tjerë të klubit. Ata janë zotuar se gjithçka mbyllet këtë javë sa u përket detyrimeve të prapambetu­ra. Ndërkohë, Luftëtari

pret të arkëtojë shifra të rëndësishm­e që do t’ia lehtësonin vazhdimësi­në e sezonit. Bëhet fjalë për 250 mijë euro nga UEFA, 50 mijë euro të padhëna nga Skënderbeu për kartonin e Bregut, por gjithashtu 85 mijë euro nga e drejta televizive që jep FSHF apo edhe

bonuse të tjera si fond i solidarite­tit (50 mijë euro) që qeveria e futbollit europian akordon. TRAJNERI

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani, pas barazimit me Flamurtari­n, konfirmoi për “SuperSport” situatën në klub sa u përket financave.

I pyetur nëse ka probleme financiare te Luftëtari, ai dha këtë përgjigje: “Është një pyetje e drejtë, por ne duhet të punojmë. Vështirësi ka gjithandej, shpresoj që të bëjmë punën tonë mirë, por edhe drejtuesit të tyren. Do vazhdojmë të japim më të mirën tonë në fushë deri në fund të fazës së dytë, duke grumbullua­r sa më tepër pikë. Ne shohim vetëm brenda fushës, ajo pjesë u takon drejtuesve. Të gjithë në klub duhet të shohin punën e tyre për të mirën e Luftëtarit, jo Mezanit”. Ndërkohë, sa i përket

barazimit me ish-skuadrën e tij, trajneri bluzi deklaroi: “Kjo pikë na bën mirë, duke parë që Flamurtari është një skuadër në rritje. Mendoj dhe besoj se duhet t’i gëzohemi kësaj pike dhe të ruajmë ecurinë. Këta lojtarë kemi dhe do bëjmë të pamundurën deri në fund të kësaj faze për të marrë maksimumin e pikëve. Kjo skuadër ka cilësi, pavarësish­t problemati­kave. Do doja të kisha disa lojtarë në pankinë me më shumë eksperienc­ë. Ata që futen në lojë, mundohen të japin më të mirën dhe për momentin duhet të kënaqemi me kaq sa morëm në Vlorë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania