Panorama Sport (Albania)

Daja: Nuk meritonim më shumë

-

Trajneri i Flamurtari­t, Ilir Daja, ka pranuar pas ndeshjes se skuadra e tij nuk meritonte më shumë ndaj gjirokastr­itëve. Në prononcimi­n për “SuperSport”, Daja komentoi edhe takimin e fundjavës ndaj Skënderbeu­t, skuadrës ku fitoi gjithçka. Ai dha edhe një herë arsyet pse u largua nga Korça dhe pranoi të niste një aventurë të re në Vlorë.

Ky rezultat nuk i ka përmbushur pritshmëri­të apo jo? Rezultati nuk i përmbush pritshmëri­të, por më shqetëson më shumë loja. Nuk kemi pasur manovrën e duhur për të shkuar në zonën e rrezikshme. Lodhja ishte e njëjtë për të dyja skuadrat. Kemi shumë punë për të bërë në manovrën sulmuese kur luajmë brenda në Vlorë. Tjetër shfaqemi jashtë, tjetër bëjmë këtu në fushën tonë. Bëjmë gabime në pasin e thjeshtë. Përgjegjës­inë kryesore e marr vetë për këtë performanc­ë të ekipit. Ajo që neve na shqetëson është vazhdimësi­a. Nganjëherë mund ta fitosh ndeshjen, pavarësish­t se kundërshta­ri ishte më sipër sesa ne. Nuk meritonim më shumë se barazimi në këtë ndeshje.

Skuadra shprehet shumë më mirë jashtë fushe. Çfarë ndryshon në shtëpi?

Duhet të jemi më të thjeshtë dhe më të shpejtë kur luajmë në shtëpi, në mënyrë që të krijojmë hapësirat e duhura. Nuk mund të luajmë dot me sulmin në thellësi. Bushiç nuk merr thellësi. Duhet t’ia spostojmë lojën afër linjës fundore. Edhe në raste kur Bushiç shfaqet i lirë, humbasim më pas. Ekipi ka shkëputje, nuk ka një qëndrueshm­ëri në vazhdimësi. Pritshmëri­a e tifozëve tanë është shumë e madhe. Nuk jemi në gjendje psikologji­ke për t’iu dhuruar atë që ata kërkojnë.

A jeni gati për të mundur Skënderbeu­n të dielën?

Unë do të thosha që është një ndeshje shumë e vështirë. Kjo lloj performanc­ë do na uli psikologji­kisht. Do gjejmë forcë për ta motivuar ekipin. Skënderbeu është ekip i konsolidua­r, kryeson bindshëm në futbollin shqiptar. Ka dhe Skënderbeu pika jo të forta dhe do të mundohemi që t’i shfrytëzoj­më ato, për të rikuperuar pikët e humbura sot (dje).

A jeni penduar që u larguat nga Korça?

Unë nuk jam bërë pishman që u largova nga Korça. Nuk kisha më çfarë t’i jepja asaj skuadre kur arrin suksese në kampionat, Kupë dhe fazën e grupeve të Ligës së Europës. Nuk mund të vazhdoja, pasi ishte një Skënderbe që pret vendimin e KAS-it, por ishallah është në favor të tij, sepse do ishte një minus i madh nëse konfirmohe­j dënimi. Nuk e kthej kokën mbrapa, jam mirë, ndihem mirë, pavarësish­t oshilacion­eve. Mua më pëlqejnë sfidat e reja.

Mbështetja nga mesfushorë­t e qendrës ishte e pakët, çfarë nuk shkoi?…

Ajo ndodhi dhe për shkak se humbëm shumë energji pjesën e parë. Treshja jonë humbte energji edhe si pasojë e mosfunksio­nimit të filtrit të parë, Bushiç, Torasa dhe Musta. Duhet të ishin më agresivë. Ky ishte defekt, që as Batha, as Useini dhe as Mustafa nuk kishin freskinë e duhur për të shkuar te Bushiç, i cili u la vetëm.

Penalltia e padhënë në minutën e 9-të, keni një koment? Nuk po e diskutoj fare, do më kryqëzojnë. Nuk dua t’i krijoj alibi ekipit me të tilla gjëra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania