Panorama Sport (Albania)

Përmbysje e Teutës, Kamza shthuret për 9 minuta

Shënojnë Latif, Progni e Beqja, Bonani s'e shmang dot fundin

- ABDULLA DUSHKU

Teuta ua merr dorën përmbysjev­e, fundos Kamzën për 9 minuta. Durrsakët kanë mposhtur me shifrat 1- 3 kamzalinjt­ë, duke marrë vendin e 4-t dhe parakaluar Kukësin. Pas një pjese të parë të mbyllur në avantazh, në të dytën vendësit u shthurën. Jo vetëm që ua lënë "frenat" e lojës miqve, por bënë gabime gati-gati të çuditshme. Një penallti që u kthye në gol prej Latif dhe rrjetat e Prognit me Beqajn kanë mjaftuar për të zhvlerësua­r Bonanin. AVANTAZHI I KAMZËS

Kamza e nis lojën me Plakun në stol dhe me një mbrojtje të improvizua­r, ndërsa Teuta i beson formacioni­t të një jave me parë. Ndeshja nis me "ngacmime" në të dyja kampet, por me vendësit më kërkues. Por, si Fukui dhe Peçi nuk e kalojnë dot Hidin. E megjithatë kur vjen e 17-ta, insistimi gjen rezultat pas një goditjeje dënimi. Gjuajtja e Roloviç, edhe pse devijohet nga portieri, nuk largohet nga zona dhe pa rënë ende topi në tokë, Bonani tregohet i vëmendshëm dhe me kokë çon shifrat në 1- 0. Goli u hap "oreksin" kamzalinjv­e që hidhen në kërkim të avantazhit të dyfishtë, por dy herë Zisi dhe një Peçi, nuk shfaqen kërcënues me tentativat e tyre në të 24-ën, 26-ën dhe 31-ën. Teuta zgjohet në të 43-ën me Osmanin që jep një top në zonë, por Sidibe arrin ta shtyjë në rrjetë. Fundi i kësaj pjese nuk sjell më asgjë dhe Kamza futet në dhomat e zhveshjes si fituese. PËRMBYSJA E TEUTËS

Shkëmbi sakrifikon Bicajn në mbrojtje dhe vendin e tij ia jep Kamarasë, duke shtuar forcat në sulm. Dhe kjo lëvizje sjell efektet e veta. Kjo pjesë nis plotësisht ndryshe për durrsakët, të cilët janë shumë herë më konkretë në veprimet e tyre dhe shfaqen shumë më shpesh në zonën e vendësve. Në të 53-ën Progni pason shkurt te Kallaku, por gjuajtja e tij nga një pozicion ballor shkon pak mbi tra. Sërish Progni, protagonis­t 6 minuta më vonë. Mesfushori kroson nga e majta dhe gjen Kamaranë në pozicion perfekt, por I.Avdyli tregohet më i shpejtë dhe shmang rrezikun. Ngulmon Teuta dhe në të 60-ën është Sidibe që gjuan me kokë, por topi devijohet në korne. Kroson Progni dhe ndërhyn Roloviç, por "sfera" nuk largohet dhe gjuajnë më pas Kallaku me Sidibenë, por

shënjestra nuk është e duhur në të dyja rastet. Kamza nuk është askund dhe durrsakët vazhdojnë që të ushtrojnë presing. Në të 74-ën Progni provon me goditje dënimi, por pa rezultat. As 3 minuta dhe Teuta fiton penallti pas një rrëzimi të Prognit në zonë. Ka kontakt nga ana e Malajt dhe shihet që Frashëri bie bashkë me mesfushori­n. Ka kontestime nga Kamza, por vendimi i Emirjon Sinos është i prerë. Gjuan "bomberi" Amadu Latif dhe e djathta e tij është perfekte, duke barazuar. Me shifrat

në 1-1, duket sikur kamzalinjt­ë e humbin fillin dhe gabimet i lënë vend njëra-tjetrës. Në të 80-ën Avdyli shërben shkurt për Prognin, i cili pasi driblon Arrabalin, gjuan të djathtën dhe topi, pasi kalon mes këmbëve të mbrojtësit brazilian, "fle" në rrjetë dhe 12. Teuta nuk e lë me kaq dhe në të 86-ën Beqja merr krahun e djathtë dhe pasi fiton duelin e shpejtësis­ë me Malajn, afrohet në zonë dhe shkarkon të djathtën, duke realizuar një supergol dhe vendosur "vulën" këtij takimi.

 ??  ?? Latif dhe Progni, dy protagonis­tët e përmbysjes së djeshme
Latif dhe Progni, dy protagonis­tët e përmbysjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania