Panorama Sport (Albania)

Shkëmbin e zë “vapa” pas golit, Qarri braktis stadiumin

Latif merr në krahë Prognin, Bicaj humb Kukësin

-

- Dy presidentë­t, Naim Qarri dhe Edmon Hasanbelli­u, kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit. Kur Kamza ka pësuar golin e tretë, Qarri është larguar, megjithatë i ka dhënë dorën kolegut të tij.

- Olsi Teqja në tribunë. Mbrojtësi është i dëmtuar për një shqetësim në ligament, ndaj edhe stafi mjekësor vendosi që të mos e rrezikonte.

- Sebino Plaku në stol. Sulmuesi nuk ishte në gjendje të mirë fizike, ndaj nuk e nisi si titullar dje. - Minuta e 9-të dhe Isli Hidi kërkon ndihmën e mjekëve, ndien një shqetësim në gjurin e majtë. Del menjëherë në nxehmje portieri i dytë, por nuk ka vend për panik për ish-gardianin e Kombëtares kuqezi.

- Klodian Duro debaton me arbitrin e 4-t. Trajneri i Kamzës u pa për disa momente që të kontestont­e gjykimin e Emirjon Sinos te Kridens Meta. Ndërsa, në sfond dëgjohej: "Nuk bëhet kështu".

- Ditmar Bicaj merr kartonin e katërt dhe humb ndeshjen tjetër me Kukësin, e cila mund të konsideroh­et si një "finale" e parakohshm­e për një vend në Kupat e Europës.

- Latif merr në krahë dhe Prognin, festë e çmendur e Teutës pas përmbysjes së dytë radhazi. - Pas 5 minutash lojë, një top i harkuar që vinte nga jashtë stadiumit sa nuk i bie në kokë trajnerit të Teutës. Megjithatë, reflekset e Bledi Shkëmbit nuk kanë humbur, pasi u mënjanua në kohë. E njëjta situatë ngjau edhe në të 69-ën, por këtë herë topi u përplas në kokën e arbitrit kryesor Emirjon Sino. - Pasi Kamza kaloi në avantazh, Shkëmbin e zuri "vapa". Prej sikletit ndoshta, ai hoqi xhaketën dhe gjatë gjithë minutave të mëvonshme qëndroi në këmbë, duke këshilluar vazhdimish­t të tijtë. Ndërkohë, homologu i tij, Klodian Duro, heshti pas golit të dytë të Teutës, duke qëndruar i qetë dhe shfaqur shenja mërzitjeje.

- Gjatë një goditje faulli rreth 18 metra, Tefik Osmani futet te barrikada e kamzalinjv­e dhe ka nervozizëm te lojtarët vendës. Megjithatë, arbitri nuk ka ndërhyrë për ta larguar. Më pas, Osmani shkon te Shkëmbi dhe diçka i thotë në vesh trajnerit.

- Në të 51-ën, Peçit gjatë një përplasjej­e në dyluftim, i del gjak nga hundët, duke marrë mjekimin nga mjeku.

- Ndërrimi i dytë për kamzalinjt­ë ka vonuar 5 minuta, sepse nuk u ndizej drita e kuqe e tabelës elektronik­e. Ndërkohë që zëvendësim­i i dytë për Teutën, tre minuta më herët, u bë me një të kuqe tejet të zbehtë.

- Para se të niste ndeshja, Ardit Deliu, Esin Hakaj, Glejdis Ndraxhi, Jurgen Peqini, Klinti Qato, Boubacar Traore që nuk ishin pjesë e 18-shes, kanë bërë tri xhiro vrap rreth stadiumit. A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania