Panorama Sport (Albania)

"Mbrojtjes i duhet inteligjen­cë, asnjë 'revansh' ndaj Duros"

-

Bledi Shkëmbi u gëzohet pikëve, edhe pse e pranon që skuadra çedoi shumë gjatë pjesës së parë. Trajneri i Teutës, në intervistë­n e dhënë për "Gol pas Goli", analizoi gjithçka nuk shkoi siç duhet në këtë 90minutësh dhe sidomos te momenti i golit të disavatazh­it. E pranon që skuadra ka probleme në mbrojtje dhe thekson se mungesa e inteligjen­cës bën që të jenë në një kohë vonesë. Edhe pse Klodian Duro e "thumboi" në fazën e parë, korçari thekson se fitorja e djeshme nuk ishte revansh për të...

Fitore me përmbysje, e merituat këtë herë?

Është e vërtetë, por do të thosha që edhe pjesën e parë ishim më mirë, krahasuar me ndeshjen që bëmë kundër ekipit të Tiranës. Një moment shpërqendr­imi te goli i

Kamzës, kur mbrojtja nuk reagoi pas grushtimit të portierit. Por pjesa tjetër e lojës shkoi mirë, pasi përballë kishim një kundërshta­r të vështirë.

Dikur Teuta vuante kur luante jashtë "Niko Dovanës" jashtë fushe, por duket se e tani e ka thyer edhe këtë...

Veç pikëve që kemi fituar këto javë, fakti që ekipi po luan mirë më jep optimizëm. Po zhvillojmë vetëm ndeshje jashtë dhe mendoj se kemi fituar besimin dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu me këto rezultate.

Ju ndodhi e njëjta gjë si ndaj Tiranës. Skuadra hapet shumë, aty ku duhet të jetë më shumë e përqendrua­r. Mos duhet të jeni pak më shumë të kujdesshëm?

Pothuajse në çdo ndeshje, skuadra në momentet të caktuara është shumë e hapur, pra, nuk ka ekuilibër. Megjithatë, ne bëjmë maksimumin në stërvitje që të korrigjohe­mi, por ndoshta jemi të kondicionu­ar edhe nga rezultatet. U bë e dyta herë që i nisim ndeshjet në disavatazh 1-0 dhe kjo të detyron për t;u hapur. Mendoj se kjo është arsyeja. Skuadra shfaqi ritëm në pjesën e dytë, por duket sikur mbrojtësit janë një kohë me vonesë. Pse ndodh kjo? Futbolli nuk luhet vetëm fizikisht. Duhet të jesh inteligjen­t të lexosh situatat. Kjo na mungon deri diku dhe kjo nuk është pjesë taktike dhe nuk mund të ndreqet menjëherë. Ajo fitohet duket luajtur, kështu mund të përmirësoh­en. Në mbrojtje nuk kemi gjetur stabilitet­in e duhur dhe ky është problemi më kryesor.

Duro ju "sfidoi" me karrierën në Kombëtare kur mori drejtimin e Kamzës. A ishte kjo një përgjigje për të sot (dje)? Jo, s'ka qenë përgjigje për asnjë. Ka qenë përgjigje për atë që ne stërvitemi përditë. Unë kam respekt për Klodian Duron, është një ishlojtar i Kombëtares shumë i mirë dhe do të bëhet edhe një trajner i mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania