Panorama Sport (Albania)

Gjici kritikon Rexhinaldo­n, pret tri fitore radhazi nga ekipi

“Treni i fundit” për Kukësin e Cungun, presidenti shkund stafin

-

Kukësi barazoi ndaj Tiranës në kryeqytet në një takim mjaft të luftuar. Presidenti Safet Gjici iu kishte vënë kusht fitoren ndaj Tiranës, me qëllim që të kompensoni­n mosmarrjen e pikëve ndaj vlonjatëve, por ekipi dhe pse u përpoq shumë nuk ia arriti. Penalltia e humbur e Rexhinaldo­s zhgënjeu drejtuesit dhe presidenti­n Gjici, por dhe tifozërinë verilindor­e, pasi të gjithë prisnin golin. ANALIZA - Gjatë këtyre 12 javëve të luajtura, presidenti Gjici nuk ka mbledhur në asnjë rast gjithë ekipin. Ai u ka dërguar mesazhe në distancë, madje as mbas dy humbjeve kundër rivalëve të Partizanit dhe Skënderbeu­t. Por, kjo rënia e

lirë e ka shqetësuar seriozisht kreun e klubit dhe dje paradite ai ka thirrur gjithë ekipin në një mbledhje urgjente. Futbollist­ët e stafi kanë

zbatuar me përpikëri urdhrin e presidenti­t e rreth orës 10: 00 të mëngjesit të gjithë kanë qenë mysafirë të detyruar të presidenti­t.

Kreu i klubit kërkoi llogari për ecurinë ku fajësoi një pjesë të mirë të lojtarëve, duke filluar nga Rexhinaldo, i cili humbi penalltinë ndaj Tiranës, e gjithashtu i bëri me dije se e kanë marrë për të shënuar dhe për të marrë për dore ekipin, e deri tani nuk ka bërë atë çka pritet. Vetë sulmuesi mozambikas ka kërkuar falje për penalltinë dhe ka thënë se ai është munduar dhe ka bërë më të mirën, por në vijim situata do të ndryshojë. Kritika kanë marrë Limaj, Zguro, Ethemi e Shkodra, edhe pse ky i fundit ka luajtur i dëmtuar në dy takimet e fundit. Por, paçka këtyre emrave, në përgjithës­i ekipi ka marrë kritika për ecurinë e dobët dhe plot ulje-ngritje.

DETYRA - Presidenti është treguar sërish “zemërmirë”, duke mos iu vendosur gjoba ekipit, por ky është paralajmër­imi i fundit.

Teuta dhe pas saj dy fitore të tjera radhazi janë “treni i fundit” për Kukësin, pasi tashmë diferenca ndaj kreut është plot 8 pikë. “Kërkoj nga ju me patjetër të bëni kthesën, të fitoni me Teutën, e pas saj dua dhe dy fitore të tjera, me qëllim që të rikuperojm­ë, në të kundërt pisk do e keni punën të gjithë”, mësohet t’u ketë thënë kreu i klubit lojtarëve. Kukësi do të luajë në fundjavë ndaj Teutës, e cila tashmë ka parakaluar me një pikë Kukësin në renditje. Presidenti iu ka thënë lojtarëve se secili prej tyre është në vëzhgim dhe nëse situata nuk kthehet në favor të tyre, të gjithë rrezikojnë e së bashku me ta dhe stafi. Këtë radhë duket se presidenti e ka seriozisht dhe nuk do tolerojë më askënd. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania