Panorama Sport (Albania)

UEFA, gjobë federatës për Tiranën

Institucio­ni i futbollit dënohet me kusht të mos gabojë deri në sezonin 2020-2021

- OLSI AVDIAJ

EFA konsideron fa jtore Federatën Sh qiptare të Futbollit, që me letra të parregullt­a licencoi Tiranën në Europë për sezonin 2017-18. “CFCB”-ja ose organizmi në UEFA që garanton “Fair Play”-n, ka gjobitur FSHF- në dhe ka arritur një marrëveshj­e me organizmin tonë të futbollit, që do të jetë nën vëzhgim deri në sezonin 202020121 dhe do të kontrolloh­et rreptësish­t për mënyrën sesi do të licencojë klubet në Europë. UEFA ka rënë dakord me federatën që të mos e gjobisë më palën shqiptare, por nëse kjo e fundit shkel rregullat, do të gjobitet 150 mijë euro dhe do t’i hiqet e drejta e licencimit.

HETIMI PËR FSHF- në Menjëherë pasi mbylli hetimin për Tiranën, UEFA hapi hetim për federatën, e cila me “shpatulla pas murit” u detyrua të pranonte fajësinë dhe masat e UEFA-s, mes të cilave edhe të jetë nën vëzhgim për tre sezonet e ardhshme (2018-21), ndërsa mund të përballet me sanksione të tjera nëse nuk përmbush në vijim kërkesat e ndërkombët­arëve.

GJOBA - Në dy vitet në vijim Federatës Shqiptare të Futbollit do t’i mbahen 100 mijë euro nga pagesat që përfiton prej UEFA-s, ndërsa është paralajmër­uar se 150 mijë euro të tjera do t’i mbahen nëse nuk përmbush detyrimet gjatë periudhës që do të jetë nën vëzhgim. Federata, nga ana e saj e

gjetur në faj, ka ndryshuar qasjen e saj me licencimet, duke plotësuar çdo kusht të mundshëm të vënë nga UEFA.

HISTORIA - Në mars 2017, Tirana si çdo klub tjetër në Shqipëri, aplikoi për licencim për në Kupat e Europës, meqenëse ishte në lojë për t’u

kualifikua­r për Europa League. Tirana plotësoi dosjen, por FSHF e rrëzoi këtë klub në raundin e parë të licencimit. Problemi kryesor ishte mospagimi i taksave dhe tatimeve për vitet 2011-2014. E gjendur mes katër rrugëve, Tirana i kërkoi ndihmë FSHFsë.

Institucio­ni i futbollit në apelin që bëri klubi bardheblu, e orientoi që të bënte një marrëveshj­e me tatimet dhe më pas klubi mori licencën për të luajtur në Europë. Në shtator, pas ndeshjeve europiane dhe parave që klubi mori nga Bashkia, Tirana ( edhe Skënderbeu) u njoftua për një vendim të ri të UEFA-s. Europianët mendonin se licenca e Tiranës ishte marrë me dokumentac­ion të parregullt. Shkurt, UEFA mendonte se Tirana e federata kishin “gënjyer” me dokumentac­ionin dhe për këtë do të hapej një

hetim. Më 6 mars 2018 u mor vendimi se Tirana kishte mashtruar me dokumentac­ionin e licencimit, ose më saktë, FSHF nuk e kishte kryer siç duhej procesin e licencimit dhe ndaj vendosi që t’i anulojë Tiranës pagesën për Kupat e Europës. Tirana nën zë akuzoi FSHF-në, që ishte ajo që pranoi dokumentac­ionin e bardhebluv­e dhe e licencoi për në Europë. Sipas Tiranës, FSHF ishte përgjegjës­e, sepse ajo i dha “OK”-in për të luajtur në Europë dhe fare mirë institucio­ni i futbollit mund ta kishte refuzuar kërkesën e bardhebluv­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania