Panorama Sport (Albania)

Tri fitore radhazi, Dore tregon sekretin e Besëlidhje­s

-

Si çdo të mërkurë edhe të kësaj jave, Besëlidhja zhvilloi ndeshjen e kontrollit brenda familjes për të testuar formacioni­n që do të vihet përballë Korabit të shtunën në Peshkopi. Edhe në këtë takim, Besëlidhja do të luftojë për të ruajtur traditën e fitoreve, ndaj skuadra nën drejtimin teknik të lezhjanit Gledis Lani, i është nënshtruar një stërvitjej­e intensive për t’u karikuar nga të gjitha pikëpamjet. Javët e fundit mbrojtësi guineas, Olivier Dore, nuk është aktivizuar gjatë minutave të plota në ndeshje, pasi ka pasur një dëmtim të lehtë muskulor. Por, për transfertë­n dibrane besohet se do të jetë në formë të plotë dhe këtë e konfirmoi gjatë një bisede për “Panorama Sport”. “Pas një dëmtimi muskulor, besoj se deri në fundjavë do të jetë në formën më të mirë për të qenë i gatshëm plotësisht për formacioni­n anti- Korab. Duke analizuar tetë javët e para të kampionati­t, skuadra ka pasur dy anë medaljeje, startin negativ dhe tashmë ecurinë perfekte me tri fitore radhazi. Duke shpresuar në vijueshmër­inë e kësaj rruge të suksesshme, besoj se edhe ndaj Korabit do të kemi sukses, por që të arrihet ky na duhet shumë punë në seancat stërvitore për t’u karikuar maksimalis­ht dhe këto energji të derdhen me rendiment sa më të lartë në arenën e blertë në fushën e Korabit. Shumica dërrmuese e futbollist­ëve për të shtunën është në formë, këtë po e tregojnë gjatë seancave stërvitore, konkretish­t sot ( dje) në ndeshjen e testit që luajtëm në stadium”, e mbylli prononcimi­n e tij për gazetën mbrojtësi shtatlartë i Besëlidhje­s, guineasi Olivier Dore. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania