Panorama Sport (Albania)

Kullolli bën llogaritë: Besa nuk ndalet më

Kavajasit presin fitoren në transfertë­n e Cërrikut

-

Nëse ndaj Lushnjës verdhezinj­të bënë mirë pa Mihanin e Çekiçin, ndaj Turbinës të dy titullarët rikthehen. Dihet pesha si e njërit, ashtu edhe tjetrit për Besën. Ekipi nën drejtimin e trajnerit Begeja ka vijuar normalisht stërvitjen dhe mbizotëron një atmosferë mjaft optimiste. Në këto kushte, mbrojtësi kavajas, Besmir Kullolli, mendon se kjo situatë përbën bazën e suksesit. “Që nga java e parë atë që çmoj më shumë në ekip mbetet atmosfera. Duke përjashtua­r Mihanin dhe Mirakën, të tjerët jemi thuajse të rinj. Kjo bën që gjithçka ta kalojmë me humor, edhe ndonjë ndërhyrje të rëndë në stërvitje apo të tjera si këto. Nuk ka asnjë lloj presioni në ekip edhe pse nuk fituam as në Berat as në Orikum. Trajneri Begeja dhe presidenca na mbështesin dhe kritikat që na bëjnë janë brenda kuadrit sportiv. Kjo atmosferë, krahas seriozitet­it në stërvitje, mendoj përbën kyçin e suksesit tonë”, tha Kullolli. Duke u kthyer te ndeshja që e pret Besën, mbrojtësi shprehet optimist, por nuk harron të theksojë se në Grupin B nuk mund të parashikos­h asnjë ndeshje fitore të sigurt. “Të luhej në javët e para dilja garant se as që diskutonim fitoren, ashtu siç bëri Apolonia dhe të tjerat, por sot gjërat kanë ndryshuar. Ekipi vendës është rritur mjaft. Personalis­ht, besoj se për ekipet të ashtuquajt­ura të vogla, kur u shkon Besa kanë festë dhe kërkojnë fitoren me çdo kusht për të thënë se mundëm Besën e madhe. Në këtë kuptim po përgatitem­i për një përballje sa të vështirë, aq edhe të fortë. Sigurisht se ne jemi Besa dhe kudo ku luajmë kërkojmë fitoren”, tha Kullolli. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania