Panorama Sport (Albania)

Duel Tiranash, në fund triumfon... SHKB-ja

Trajneri Borova: Nuk i dhamë asnjë shans kundërshta­rit

- ARTIN LLESHAJ

Shoqata e Kubit Tira na vazhdon ecurinë e shkëlqyer në kampionati­n kombëtar të basketboll­it për femra. Vajzat bardheblu që drejtohen nga trajneri Erdal Borova siguruan triumfin e radhës, duke mposhtur në derbin e kryeqyteti­t, Shoqatën e Basketboll­it Tirana. Një sfidë tepër emocionues­e dhe me shumë rivalitet, por që në fund ajo që buzëqesh është skuadra e SHKB Tiranës, e cila fiton me rezultatin 84-78 dhe vijon të mos njohë asnjë humbje në këto 6 javë të para. Takimi nisi me shumë vrull për SHKB Tiranën, e cila që në minutën e parë kalon në epërsi 11-1 falë pikëve të realizuara nga Milovanovi­ç, Popoviç dhe Erta Bujari. Më pas është SHB Tirana që reagon dhe në një hark shumë të shkurtër kohor, falë malazezes Nikpajlevi­ç ngushton shifrat në 1213. Në fund të periodës së parë është Xhanaj, ajo që i jep për herë të parë avantazhit SHB Tiranës, por Erta Bujari me një goditje për 3 pikë rikthen ekipin e Erdal Borovës sërish në avantazh, duke e mbyllur periodën e parë 2019. Perioda e dytë e takimit starton me të dyja skuadrat që i përgjigjen pikë për pikë njëra-tjetrës, por më pas ajo që tregohet më e saktë është Tirana e Mirza Alibegajt, ku falë 3 goditjeve të sakta për 3 pikë nga Mehmeti dhe një 3pikëshi nga Çorto arrin të kalojë në avantazh 33-28, por në fund të periodës është kapitenia Bujari që ngushton shifrat për SHKB Tiranën në

45-46. Me këtë rezultat në favor të SHB Tiranës mbyllet edhe pjesa e parë e ndeshjes. SHKB Tirana futet më e vendosur në fushë pas pushimit dhe në periodën e tretë nis të dominojë, ndërkohë që SHB Tirana vuan disi lodhjen, pasi është aktivizuar gjatë gjithë kohës i njëjti formacion. Kjo periodë do të rezultojë decizive ku SHKB Tirana fiton 22- 12 dhe shkon në pushimin e tretë me rezultatin 67- 58. Avantazh të cilin e administro­n më së miri në fraksionin e fundit dhe e gjithë sfida mbyllet me shifrat 8478 për SHKB Tiranën. Në këtë sfidë ra në sy edhe prezenca e basketboll­istëve të Teutës si Kops, Miranoviç, Mejer, Ullsion apo dhe Lasku të cilët ishin të pranishëm në sallën sportive "Farie Hoti".

FLET TRAJNERI BOROVA - Pas fitores së arritur nga skuadra e tij, trajneri Erdal Borova ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe për "Panorama Sport" u shpreh kështu: "Ky sezon ka nisur mjaft mirë për skuadrën tonë, ku e mbyllëm fazën e parë me pesë fitore dhe pa asnjë humbje. Gjithashtu, arritëm ta nisim edhe fazën e dytë në mënyrën më të mirë, duke marrë një fitore ndaj një rivali direkt si SHB Tirana. Megjithatë, kampionati është i gjatë dhe ekipi ka vend të përmirësoh­et sidomos në aspektin mbrojtës. Kemi krijuar një avantazh të mirë që do të na shërbejë edhe për turet e tjera. Sot (dje) dua t'i uroj vajzat për shpirtin e garës që treguan në fushë dhe që për asnjë moment nuk ia dorëzuan lojën dhe nuk i dhanë asnjë shans për ta fituar lojën".

 ??  ?? FOTO: F.Hazizllari
FOTO: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania