Panorama Sport (Albania)

“Junajtid bëri zero, ishte një dhuratë e jona”

-

Kristiano Ronaldo kishte menduar që ta festonte ndryshe perlën e parë në Champions me bluzën e Juventusit, por në fund të takimit, portugezi është parë shumë i karikuar, me doza nervoze, teksa fillimisht nuk pranon, por më pas bën prapaktheh­u kundrejt ftesës së gazetarëve për të dhënë mendimin e tij për ndeshjen e djeshme. Kristiano, dukej gjithçka e mbyllur, por më pas... Liga e Kampioneve është një turne i veçantë, diçka special, ku të ndodh edhe që të fitosh, por nuk mund t’i lejosh vetes asnjë moment qetësie. Ata që e kanë ndjekur ndeshjen dhe kush kupton nga futbolli e ka parë qartësisht se ishim ne skuadra që dominuam. Mund ta kishim mbyllur me shumë lehtësi takimin, por paguam shumë shtrenjtë disa momente qetësie që i lejuam vetes. Murinjo tha që Junajtid bëri gjithashtu një ndeshje fantastike... Mançesteri bëri zero në fushë, nuk meritonte kurrsesi fitoren. Ndaj, nuk ka vend për të folur as për fat të mirë të tyre apo të keq për ne. Shkurt, ishim ne që ia dhuruam këtë fitore dhe na vjen keq.

Do të jetë kjo humbje një leksion për të ardhmen? Nuk je asnjëherë i lumtur kur humbet. Unë jo. Ndoshta, ky ishte momenti më i mirë që mund të na ndodhte një humbje, sepse jemi gjithsesi në formë fantastike dhe jam i bindur se do ta kalojmë grupin në vend të parë.

U prish festa e golit... Mund të shënonim shumë gola të tjerë. Thjesht duhet të menaxhojmë disi më mirë disa pjesë gjatë lojës dhe kaq, por e riktheksoj, jemi në formë fantastike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania