Panorama Sport (Albania)

Murinjo tërbon juventinët: Më ofenduan familjen

“Juvja superiore, meritonte të paktën 1 pikë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

hoze Murinjo nuk mund të qëndronte pa provokuar pas fitores me Juventusin në një mënyrë spektakola­re, por trajneri portugez edhe pse pranon se gaboi, justifikon gjithashtu sjelljen e tij, edhe pse i njeh meritat e futbollist­ëve të tij, por edhe kundërshta­rëve bardhezinj. “U ofendova për 90 minuta me radhë, ndonëse isha në Torino thjesht për të bërë punën time. Personalis­ht, nuk ofendova askënd. E bëra atë gjest, thjesht sepse doja të dëgjoja edhe më shumë nga tifozët e Juventusit. I kërkoja të bënim më shumë kundër meje... Nuk duhej ta bëja, por e përsëris, isha këtu për të bërë vetëm punën time, ndërsa ata më ofenduan gjatë gjithë lojës familjen dhe kjo nuk është diçka e bukur për t’u dëgjuar nga askush. Tani më mirë të flasim për ndeshjen, - shprehet trajneri i Mançester Junajtid, për rrjetin “Sky”. – Bëmë një paraqitje fantastike, e interpretu­ar në mënyrën më të mirë për kapaciteti­n tonë. Më shumë se kaq nuk mund të bëjmë. Juventusi ka një potencial superior ndaj nesh, ishim me fat, por edhe e kërkuam me pozitivite­t që të tentonim të ngrinim në këmbë ndeshjen, që po e humbnim deri në minutën e 86-të. Zëvendësim­et e bëra këtë herë na erdhën në ndihmë, ndryshe nga ndeshja që luajtëm në ‘ Old Trafford’ ku nuk kisha zgjidhje, as alternativ­a në stol madje. Masimilian­o (Alegri) pastaj hodhi në fushë Barzaljin, ndaj të cilit fituam disa topa, por mbi të gjitha fituam dy goditjet standarde, nga të cilat erdhën edhe dy golat tanë. Mesfusha jonë bëri një punë të mirë, pozicional­e dhe fizike, duke kërkuar shpesh Sançezin, për të nxjerrë nga zona Kielinin dhe Bonuçin. Matën më pas e hodha në lojë për të luajtur topin dhe për të krosuar në zonë për Felainin, që në zonën e rreptësisë dominon në ajër. Gjithsesi, mendoj se një barazim do të kishte

qenë rezultati më i drejtë, ndonëse edhe me këtë humbje, për Juventusin nuk ndryshon asgjë. Ndërsa, për ne shumë. Mundëm një superskuad­ër dhe tani do të na duhet që të fitojmë në shtëpi me Jang Bojsat dhe do të na mjaftojë për kualifikim­in”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania