Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVENTUS

-

SHEZNI 5,5 – I sigurt në daljet kur ka krosime të larta. Ishin të vetmet ndërhyrje që iu desh të bëjë. Te goli i parë nuk ka faj, ndërsa tek i dyti nuk kuptoi asgjë, ashtu si e gjithë skuadra.

DE SHILJO 6.5 - E nisi mirë dhe veproi shkëlqyesh­ëm si në fazën mbrojtëse edhe në atë sulmuese. Ndeshja më e mirë sezonale. ( Nga min 83 Barzalji – pa notë).

BONUÇI 6 - Meritonte notën 8 për asistet e shumtë që dha nga thellësia e mbrojtjes dhe notën 4 për mënyrën e gabuar sesi markoi Pogbanë te goli i dytë. Nuk e pa fare topin dhe kjo ia rëndon pozitën. KIELINI 6.5 - Rikthehet në vendin e tij dhe bën ligjin në zonë sa herë që topi kalon në zonën bardhezi. I sigurt dhe i besueshëm. ALEKS SANDRO 5: së bashku me Bonuçin ranë pre e rrëmujës që u krijua dhe lejoi golin e dytë. Fajtor.

KHEDIRA 6 - Titullar para kohe, por nuk zhgënjeu. Nis aksione të rrezikshme dhe gjuan edhe shtyllën në pjesën e parë. I frikshëm në kundërsulm. Juvja kishte shumë nevojë për të. (Nga min 61’ MATUIDI 5.5 Faull i shkaktuar nga ai te goli që shënoi Mata. I përgjumur). PJANIÇ 6 - Në shumë momente, i pasaktë në vendosjen taktike. Humbet topa të rrezikshëm dhe i bën mirë gjërat vetëm kur Juvja duhet të mbrohet ose të rimarrë topin. Humbi më shumë raste sesa duhet dhe kjo peshon.

BENTANKUR 6.5 - Është gjithnjë e më shumë në rritje. Thyen aksionet e kundërshta­rëve dhe organizon me shpejtësi manovra sulmuese të rrezikshme. I saktë, i zgjuar dhe shumë i fortë.

KUADRADO 5.5 - Në këtë fazë të sezonit ka rëndësi që të fitohet, por ai nuk e kupton këtë. I frikshëm në kundërsulm dhe taktikisht shumë i rëndësishë­m, por gabon gjithnjë në 30 metrat e fundit.

DIBALA 6.5 - Është i frymëzuar dhe kur luan më pranë portës, pranë Ronaldos pra, ai bëhet i frikshëm. Traversa i mohoi një gol të mrekullues­hëm, por në fund mori një të verdhë të pakuptimtë. RONALDO 7.5 - Goli ishte thjesht një kryevepër, por më shumë sesa kaq, ai i ka dhënë Juves një vetëbesim të çmendur. I rrezikshëm gjithnjë në zonë dhe jashtë saj, është i vetëdijshë­m se sa shumë presin bardhezinj­të nga ai. Nuk zhgënjeu as dje.

Trajneri ALEGRI 6.5 - Juvja humbi, por dominoi sërish. Pësoi dy gola si pulë nga dy goditje standarde, por krijoi shumë dhe ishte prepotente në fushë. Ekipi është në rrugën e duhur, por ndoshta Barzalji mund të mos futet gjithnjë për të mbrojtur rezultatin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania