Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MANÇESTER JUNAJTID

-

DE GEA 7.5 - Në gjuajtjen-kros të Kuadrados në minutën e 33-të bëri një mrekulli. Super edhe kundër Pjaniçit, por nuk mund të bënte asgjë te predha e Ronaldos.

JANG 5.5 - Nëse i kërkon të shtyjë përpara, ai e bën këtë sipas ritmit të vet, por të vë në gjumë... Vuan kur i bëjnë presion. SMOLLING 5.5 - I ngathët, ndoshta më shumë sesa në ndeshjen e parë dhe vuan më shumë se Lindelof.

LINDELOF 6: Më i miri i mbrojtjes së Mançesteri­t, pa dyshim. SHOU 5: Në ndeshjen e parë ishte katastrofë, ndërsa në të dytën kufizon dëmet, por asgjë më shumë.

HERRERA 5.5 - Prania e tij në mesin e fushës i jep më shumë ekuilibër mesfushës së Junajtid, por bie shumë në pjesën e dytë. (Nga min 79' FELLAINI 6 – Krijon panik dhe i jep skuadrës së tij frymëmarrj­e). MATIÇ 6.5 - Mori të verdhë dhe më pas u fal nga arbitri. Pavarësish­t sakrificës që bën dhe nuk i duket shumë puna para mbrojtjes, ai është i pazëvendës­ueshëm.

POGBA 5.5 - U duartrokit shumë para dhe pas ndeshjes, por gjatë takimit nuk u vu re fare në fushë. Përveç rastit të golit të dytë, që pati një meritë. Sa për pjesën tjetër, thjesht një lojtar normal që lufton shumë dhe gabon shumë.

LINGARD 5 - Nuk është ende në formën e tij më të mirë. I paqartë në fushë. (Nga min 70-të RASHFORD 6 – I jep thellësi skuadrës dhe Juvja e vuajti këtë).

SANÇEZ 5 – Edhe ai është gjithnjë në kohë vonesë. E provoi me të gjitha mënyrat, por Bonuçi me Kielinin e futën në xhep. (Nga min 79' MATA 7 – Ndryshoi ndeshjen, më shumë nuk mund të bënte). MARSIAL 6 - Është më i rrezikshmi dhe sakrifikoi shumë edhe në fazën mbrojtëse. Gjithsesi, në fund duelin e fitoi de Shiljo dhe jo ai. Trajneri MURINJO 6 - Vërshëllim­a dhe fyerje për të. Nuk reagoi. Deri në momentin që skuadra e tij përmbysi rezultatin dhe në fund fitoi. U tregoi veshin tifozëve pas ndeshjes. E tepruar, por ai e fitoi ndeshjen. Nuk ke çfarë t’i thuash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania