Panorama Sport (Albania)

NOTAT E REALIT

-

KURTUA 6- Solari e zbret si titullar në Champions. Praktikish­t kurrë në rrezik. I vjen në ndihmë traversa kur rezultati ishte 0-0. ODRIOZOLA 6- Një resurs për Realin e Madridit. I saktë në mbrojtje dhe jep kontribut me daljet në sulm.

SERXHO RAMOS 6- Viktoria Pëlzen sulmon shumë pak, ashtu siç ishte parashikua­r. Kalon një mbrëmje të qetë. Madje, shumë të qetë. (Nga 59' SANÇEZ- Impakt pozitiv në ndeshje).

NAÇO 6- Ka faj vetëm për një karton të verdhë, të cilin e merr për protesta për një goditje këndi të padhënë. Në një ndeshje kaq të qetë nuk mund ta humbte arsyen.

REGUILON 6,5- Surprizues për cilësinë që ka në këmbët e tij dhe për lehtësinë me të cilën arrin të krosojë. Ndeshje super për të. TONI KROS 7,5- Është gjithmonë ai goditësi i faulleve, goditjeve të këndit në kampin e Realit. Nga këmbët e tij vijnë rreziqet më të mëdha për Viktorian. Shënon edhe një gol të bukur. (Nga 73' ISKO 6- Tregon vlerat në pak minuta).

KASEMIRO 6,5- Nuk e nis mirë, por me kalimin e minutave e merr veten dhe ndihmon shokët. Shënon edhe një gol me vlera për të gjetur lavdinë personale.

SEBAJOS 6- Tregon kualitet në hapësirat e ngushta dhe ia del të kalojë lehtësisht nga presingu i Pëlzenit.

VASKEZ 6- Ka të gjithë kohën e nevojshme që të bëhet i rrezikshëm në mënyrë konstante, por nuk e shfrytëzon shansin që i jepet. BENZEMA 8- Bomber i rrallë. Edhe këtë herë merr dozën e golave dhe të asisist duke treguar se është një nga më të mirët në qarkullim. Shpesh e kritikojnë, por ai vazhdon të bëjë detyrën në fushë. (Nga 62' VINICIUS 6- Futet në fushë për të marrë pak eksperienc­ë në ndeshje të tilla).

BEJL 7,5- I saktë në rastin e golit të shënuar me një goditje në ajër, të cilat i shënon vetëm një lojtar si ai.

TRAJNERI SOLARI 7- Nota e lartë jo vetëm për goleadën me Pëlzenin, sepse kundërshta­ri nuk ishte i vështirë, por mbi të gjitha për ecurinë dhe për rindërtimi­n e një skuadre që pak javë më parë dukej e shkatërrua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania