Panorama Sport (Albania)

Leva dërgon Bajernin në krye

Dopieta e polakut u jep kryesimin gjermanëve në Grupin E në kuotën e 10 pikëve

-

Bajerni arrin të marrë fitoren e tretë në Grupin E, duke kryesuar i vetëm. Gjermanët përfituan edhe nga barazimi i Ajaksit në transfertë­n e Lisbonës. Skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç dominoi totalisht grekët, të cilët ishin të pafuqishëm ndaj kampionëve të Gjermanisë. Ndeshja e radhës për bavarezët është ajo ndaj Dortmundit të shtunën në orën 18:30.

PJESA E PARË

Ndeshja fillon mirë për skuadrën e Bajernit që ka kontrollin e topit. Skuadra greke është në gjysmëfush­ën e saj dhe pret të shfaqet rrezikshëm me anë të kundërsulm­eve. Rastin e parë për kampionët e Gjermanisë e ka Tomas Myler që nuk shfrytëzon saktë një krosim nga e majta. Sulmuesi godet, por topi i tij kalon mbi traversë. Goli i avantazhit për Bajernin vjen në minutën e 31të ku Robert Levandovsk­i shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit. Mbrojtësi grek shkakton faull për tërheqje të fanellës dhe për arbitrin është penallti. Polaku merr përsipër të godasë duke dërguar topin në rrjetë. Vetëm gjashtë minuta më pas është Myler që mund të kishte dyfishuar rezultatin, por gjuajtja e tij kalon disa centimetra larg portës së portierit grek. Pjesa e mbetur nuk prodhon më asnjë rast dhe 45 minutat e para përfundojn­ë me fitoren minimale të bavarezëve me golin e shënuar nga Robert Levandovsk­i në minutën e 31-të.

PJESA E DYTË

Pjesa e dytë nis me një mundësi të mirë për skuadrën e Bajernit. Leon Gorecka shpërdoron një rast të pastër brenda zonës. Gjuajtja e tij pritet nga portieri mik. Bajerni kontrollon lojën, duke mos iu dhënë asnjë mundësi skuadrës greke për të rrezikuar portën e Nojerit. Në minutën e 61-të është Robert Levandovsk­i që godet brenda zonës, por portieri grek bën mrekullinë. Goli i dytë vjen në minutën e 71-të dhe kush tjetër mund të shënonte përveç bomberit polak, Robert Levandovsk­i, që shënon golin e dytë personal në këtë ndeshje që foli vetëm për Bajernin. Pas një goditjeje këndi, topi kalon të gjithë pasqyrën e portës, duke përfunduar më pas në këmbët e polakut që nuk fal dhe dërgon topin në rrjetë. Vetëm 3 minuta më vonë është Gnabri që ka mundësi të shënojë golin e tretë, por është sërish portieri Barkas që shpëton portën e AEK-ut. Në minutat e mbetura gjermanët mundohen të administro­jnë rezultatin. Në fund, Bajerni merr tri pikë të arta që i ngjit ata në vendin e parë të Grupit E me 10 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania