Panorama Sport (Albania)

NOTAT BAJERN

-

Nojer 6- Një ndeshje shumë e mirë e portierit gjerman. Kapiteni nuk pati shumë punë gjatë 90minutësh­it.

Kimish 7- Ai tregoi se mund të luajë kudo. Në krahun e djathtë të mbrojtjes apo përpara si mesfushorë. Luajti një ndeshje me intensitet të lartë.

Boateng 6.5- Arriti të bllokonte me sukses Poncen falë eksperienc­ës së tij. Luajti një ndeshje të mirë.

Humels 6- Pati disa vështirësi, sidomos në fillimin e lojës, duke lënë shumë hapësira në mbrojtje. U përmirësua kur skuadra kaloi në avantazh.

Alaba 6.5- Dha një kontribut të rëndësishë­m në krahun e majtë si në sulm dhe në mbrojtje. Është një garanci për skuadrën. Myler 6.5- Lëviz shumë sa në krahun e majtë dhe të djathtë. Gjithashtu, luan mirë në qendër ku ka kontakt të shpeshtë me topin.

Martinez 6.5- Luan shumë mirë në pasat me një takim, duke zhvendosur lojën me shpejtësi në krahët e sulmit. Një busull në mesfushën e Bajernit.

Gorecka 7- Vuri në vështirësi portierin Barkas që priti gjithçka në ndeshjen e sotme (djeshme). Gnabri 6- Në pjesën e parë vuajti pak, por në të dytën ishte më aktiv falë edhe shpejtësis­ë së tij. Ishte pranë shënimit të golit të tretë.

Levandovsk­i 7- I zgjuar në momentin e penalltisë. Ishte deciziv me golat e tij, duke i dhënë shpresë skuadrës për ndeshjet e ardhshme.

Riberi 6- Nuk nisi mirë ndeshjen, por në pjesën e dytë ishte më i mobilizuar, duke vënë në vështirësi mbrojtjen mike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania