Panorama Sport (Albania)

Truproja e sanitare, PSG-ja i paguan gjithçka Mbapesë

Konfirmohe­t paga 10 mln € në vit, plus 5 mln bonus

-

ristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi kanë shkruar historinë e futbollit botëror në dekadën e fundit, por ata kurrsesi nuk janë përkëdhelu­r kaq shumë sa Kilië Mbape, që në moshën 18vjeçare. Sulmuesi i talentuar francez, i cili verën e vitit 2017 nënshkroi me PSG-në, ndërsa vetëm 4 muaj më parë u shpall edhe kampion bote, me Francën, shihet si kandidati më i madh për të pasuar këto dy legjenda të gjalla. Dhe jo më kot, drejtuesit e klubit transalpin kanë ditur edhe si ta mbulojnë me ar, ndonëse vetëm një adoleshent. Gjermania investigat­ive “Der Spiegel” ka dashur të bëjë një panoramë më të qartë mbi futbollist­in në fjalë, i cili u pagua jo pak, por 180 milionë euro nga PSG-ja për t’ia rrëmbyer Monakos dhe tashmë vlera e tij është dyfishuar, duke parë rendimenti­n që ofron. Gjithsesi, më shumë sesa kjo, ajo që ka rënë në sy është fakti se në kontratën që Mbape ka firmosur me emirin Naser Al-Khelaifi (presidenti i PSG- së) përmban shumë klauzola brenda, madje me kërkesa gati të çmendura, të cilat e bëjnë atë që mos ta fusë dorën në xhep për shumë gjëra, duke nisur nga truprojat që klubi i ka vënë në dispozicio­n e deri te sanitaret që i mbajnë pastër “kështjellë­n” ku ai jeton.

Paga neto - Pikësëpari, nga dokumentet e siguruara nga “Der Spiegel”, të cilat mbajnë firmën e “Football Leaks”- it, kanë konfirmuar

jo vetëm shifrën prej 180 milionë eurosh të vlerës së kartonit të tij, por edhe pagën vjetore prej 10 milionë eurosh në vit (50 milionë në total), por në të njëjtën kohë edhe një bonus prej 5 milionësh, që ka kaluar në llogarinë e tij nga klubi i PSGsë, vetëm për faktin që ka

pranuar të firmosë me ta.

Shpenzime të kripura - Ndërkohë, në momentin e firmës së hedhur në kontratë, Kilië Mbape ka bërë edhe një sërë kërkesash në dukje absurde, duke menduar rrogën faraonike që ka. Në të përfshihen 30 mijë euro në muaj për pagat e punonjësve që e rrethojnë

në vilën ku jeton dhe e shoqërojnë, e cila shkon për pagesën e sanitarëve, mazhordomë­ve, shoferëve personalë dhe truprojave të tij. Klubi i ka siguruar gjithashtu një avion privat, i paguar për 50 orë fluturime në vit, ndërsa babai ka leje për të ndjekur çdo stërvitje të djalit të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania