Panorama Sport (Albania)

Nejmar i përvishet arbitrit: Na mohoi dy pikë dhe na ofendoi

-

Bjorn Kaipers dhe Nejmar tashmë i kanë shpallur zyrtarisht luftë njëri-tjetrit. Pas precedenti­t mes tyre në Botërorin rus, ku në ndeshjen Brazil-Kosta Rika, “bilbili” holandez fillimisht i akordoi një penallti dhe më pas e anuloi me “VAR”, duke e ndëshkuar lojtarin me të verdhë, përveçse i tha që ta qepte, me fjalë e me gjeste, kjo përplasje vazhdoi edhe të martën mes të dyve. Në stadiumin “San Paolo”, në ndeshjen kundër Napolit, Nejmar e pa veten të ndëshkohej sërish me të verdhë nga Kaipers, në minutën e 90-të, ku ai kërkonte që holandezi të urdhëronte se barriera e rivalëve të ishte në distancën e duhur. Edhe në këtë rast, debati mes tyre ishte i ndezur dhe ndoshta sërish ka shpëtuar një tjetër fjalë jo e bukur nga ana e arbitrit, të cilën e xhindosi sërish yllin e PSG-së. “Të gjithë gabojmë, edhe arbitri është njerëzor dhe gabon. Megjithatë, ajo që më irritoi kundër Napolit ishte mënyra si më trajtoi arbitri. Më tha diçka që nuk duhej ta thoshte. Nuk do ta përsërit atë që më tha. Ishte diçka e pasjellshm­e, tregoi mungesë respekti dhe ai nuk duhet të sillet në atë mënyrë. Thjesht se ka bilbil dhe kartonë, nuk do të thotë që është mbi gjithçka. Dikush më lart duhet të marrë masa. Ne lojtarët duhet të tregojmë respekt për arbitrat në fushë dhe kjo duhet të jetë reciproke”, tha Nejmar. Ndërkohë, kundër arbitrit shfryu edhe presidenti i PSGsë, Naser Al-Khelaifi. “Kaipers na mohoi dy pikë, pasi i dha Napolit një penallti të paqenë dhe na mohoi neve një të pastër. E kuptoj që gabimet mund të ndodhin, por tashmë sistemi ‘VAR’ është bërë i pazëvendës­ueshëm për të vendosur drejtësi në fushë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania