Panorama Sport (Albania)

Ronaldo nuk mjafton, Murinjo tërbon Juven

Ronaldo gjen golin e parë europian me bardhezinj­të, por Junajtid i prish festën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

a mbrëmje, në të cilën gjithçka ndry shon në një fragment sekonde dhe një festë mund të transformo­het shumë lehtë në diçka makabër. Dhe është pikërisht kjo që ndodhi në një stadium të veshur nga festimet, për golin e parë dhe fantastik në Champions të Kristiano Ronaldos, por që më pas mbeti i ngrirë nga përmbysja e Mançester Junajtid, e ardhur në minutat finale pas golave të Matës dhe një autogoli të Sandros. Dy gola të ardhur nga goditjet standarde, “Thembra e Akilit” e këtij Juventusi deri në këtë pjesë të sezonit. Goli i parë i Ronaldos në Europë me bluzën bardhezi erdhi pikërisht përballë skuadrës që e hodhi në arenën e rëndësishm­e, Mançester Junajtid, që drejtohet nga një bashkëkomb­ës si Zhoze Murinjo, me të cilin ka punuar edhe te Reali i Madridit, por që mes të dyve, marrëdhëni­a është krisur disi. Shkurt, goli i CR7-ës vlejti vetëm për statistikë, pasi tashmë edhe kualifikim­i për në 1/8-at është i gjithi për t’u diskutuar, në dy ndeshjet e radhës, me Valencian dhe Jang Bojsat. SHTYLLË E KHEDIRËS Alegri konfirmon repartin sulmues që luajti në Mançester, ndërsa në repartet e tjera la jashtë Kanselon dhe Matuidin, të zëvendësua­r nga De Shiljo dhe Khedira. “Allianz Stadium”, i mbushur në kapaciteti­n maksimal, ishte shumë i ashpër ndaj armikut Murinjo dhe shumë i ngrohtë për ish-in e paharruar, Pogba, për të cilin pati duartrokit­je në çdo top që prekte. Ndeshja ndizet nga i përhershmi Ronaldo me një goditje nga distanca, por më pas fiket mes shumë aksioneve në mesfushë, përpara se të rindizet në minutat finale të pjesës së parë, kur Khedira godet vetëm shtyllën, pas një pasimi të CR7. Më parë kishte provuar edhe Kuadrado, madje edhe Dibala në karambolim­in e sferës, por Juventusi edhe pse nuk mahniti, luajti më mirë sesa anglezët, por nuk mjaftoi për të gjetur avantazhin.

CR7, PASTAJ GJËMA... Në pjesën e dytë, Juventusi ngre menjëherë ritmin dhe mjaftojnë vetëm pak xhiro kronometri që Dibala të shkundë traversën, me një të majtë “alla Del Piero”, të cilën mund ta ndalte vetëm fati i keq. Gjithsesi, çerek orë më pas vjen harkimi milimetri dhe goditje në ajër e Ronaldos, një perlë e portugezit, e cila do të ishte vlerësuar me tonet e duhura, ndërsa pak më pas, Pjaniç dhe Kuadrado nuk do të gabonin dy gola gjysmë të bërë. Dhe sigurisht që mëkatet në jetë, apo qoftë edhe në 90 minuta paguhen...

Edhe pse Junajtid ndërton pak, në minutat finale është cinik: në fillim barazojnë me Matën, goditje dënimi perfekte, ndërsa një xhiro kronometri përpara minutës së 90-të vjen goditje e dënimit e Jangut, e dërguar në shtyllën e dytë të Juves, që mes

rrëmujës së krijuar nga Bonuçi, Pogba e Shezni, mbi vijën fatale, sheh prekjen në portën e tij të Sandros, e cila përmbys shifrat. I urryeri Murinjo feston, provokon, ndërsa i gjithë stadiumi mbetet i ngrirë. Shkurt, një ndeshje e çuar dëm....

 ??  ??
 ??  ?? Junajtid feston golin e përmbysjes ndaj Juventusit
Junajtid feston golin e përmbysjes ndaj Juventusit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania