Panorama Sport (Albania)

Zbardhet takimi, Gjici shkund Kukësin

Gjobitet policia private, pritet një procedim i dytë për Kukësin

- OLSI AVDIAJ

Të gjithë drejtuesit e Tiranës janë proced uar penalisht për derbin me Partizanin, si dhe rrezikojnë të procedohen penalisht edhe për katrahurën për sfidën me Kukësin. Shkak është bërë mosmarrja e masave për ndeshjet e futbollit që organizon skuadra e Tiranës. Sipas Policisë së Shtetit, veç procedimit administra­tiv të klubit Tirana, drejtuesit e bardhebluv­e janë çuar në prokurori, pasi nuk kanë pranuar masat e sigurisë së policisë në ndeshjen derbi të muajit të kaluar. Ose më saktë, ndryshimin e vendeve të tifozëve, sipas planit fillestar të policisë, duke sfiduar forcat e rendit. Në këto kushte, drejtuesit e uniformave blu i kanë rënë shkurt dhe i kanë proceduar penalisht drejtuesit e Tiranës, të cilët vunë veton për derbin dhe garantuan ndeshjen me Partizanin. Jo vetëm kaq, por drejtuesit e Tiranës, me të gjitha gjasat, do të përballen me prokurorin­ë edhe për sfidën me Kukësin, ku dhjetëra tifozë zbritën në fushën e lojës dhe dhunuan psikologji­kisht lojtarët e Tiranës. Bardheblut­ë jo që nuk kanë vënë mend, por kanë sfiduar policinë, duke organizuar ndeshje pa miratimin dhe konfirmimi­n e uniformave blu.

REAGIMI - Policia me një deklaratë të saj, të gjitha veprimet e saj procedural­e i ka sqaruar me anë të komunikate për shtyp, pas mbrëmjes të së martës. “Në lidhje me incidentin e djeshëm (të së martës) të ndodhur në stadiumin “Selman Stërmasi” pas për- fundimit të ndeshjes midis ekipeve “Tirana- Kukësi”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në përgjigjen e kthyer Klubit Sportiv “Tirana” e ka bërë me dije që nuk do të garantonte rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti sportiv, pasi nuk plotësonte kërkesat në bazë të ligjit nr.79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, “Për masat shtesë të Sigurisë publike”. Vazhdojnë procedurat për procedimin administra­tiv të Klubit Sportiv “Tirana” për moszbatimi­n dhe marrjen e masave të sigurisë publike. Sqarojmë se për drejtuesit e K.F “Tirana” dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi

penal për mospërmbus­hje të detyrimeve që rrjedhin nga ligjet e mësipërme të evidentuar­a në ndeshjen e datës 28.09.2018, Tirana– Partizani”, thuhej në deklaratën e policisë. Duket se nga administra­tori i Tiranës deri te drejtori i stadiumit, të gjithë do të ndiqen penalisht nga policia, sepse edhe më parë ishin paralajmër­uar nga uniformat blu, se stadiumi i tyre dhe plani i masave nuk i plotëson kushtet formale të sigurisë.

KLUBI - Vetë klubi Tirana i kontaktuar nga “Panorama Sport” e ka marrë me sportivite­t çështjen e procedimit penal. Së pari, klubi ka sqaruar se nuk ka ndonjë njoftim të tillë nga policia. Sipas klubit

bardheblu, KF Tirana nuk do të reagojë, por do të vazhdojë të presë përfundime­t e organeve kompetente për çështjen në fjalë. Gjithsesi, klubi bardheblu duhet ta marrë më seriozisht çështjen, paçka edhe nëse këto vepra penale apo kundërvajt­je penale nuk të çojnë në burg, të penalizojn­ë për një kartelë të pastër. Për më tepër që ndeshjet e klubit do të konsideroh­en gjithmonë me rrezikshmë­ri të lartë.

HILEJA E DERBIT - Në fakt, federatës dhe policisë i ka ardhur si me dorë kjo situatë. Stadiumi “Selman Stërmasi”, me të gjitha gjasat, do të mbyllet disa kohë. Fakt është se si federata dhe policia nuk kanë shumë dëshirë që ndeshja

e radhës derbi të luhet me tifozë në stadium, apo të luhet në këtë stadium. siç dihet edhe nga ndeshjet e kaluara, Tirana nuk ndryshon vendet e tribunave në derbi, por problemi më i madh duket se është diçka tjetër. Bëhet fjalë për vendet e “Tirona Fanatics” dhe kushtet e sigurisë në stadium. Shpeshherë ky grupim nuk ka pranuar që në tribunën D2 të uleshin tifozët e Tiranës dhe në këto kushte para derbit me Partizanin do të kishte një përplasje mes tifozërive, me të kuqtë, të cilët mund të shisnin sektorin në fjalë, ndërsa tifozët bardheblu të nisnin luftën në stadium. Kjo do të sillte kaos të vërtetë në fushën e lojës dhe

ndoshta përplasje edhe të tifozërive. Por, me kushtet e reja, duket se policia së bashku me dënimin që do të japë, por edhe federata kanë hequr një siklet nga vetja e tyre, duke i ngarkuar klubit bardheblu problemet për organizimi­n e ndeshjeve. Policia e Shtetit ka sqaruar dje në njoftim se janë shoqëruar 12 persona, të cilët hynë dje në stadium dhe prishën qetësinë publike. Personat e shoqëruar janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikua­r nga neni 274 i Kodit Penal. Ndërkaq, policia po kërkon edhe agresorët e tjerë, të cilët do të vihen para drejtësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania