Panorama Sport (Albania)

Klubi paguan për tifozët, Atanda titullar me Laçin

Nigeriani kompleton mbrojtjen, gati sigurimi i vendit të parë

- ILIR CARA

Java e 12-të e Superiores ka folur për Partizanin, i cili pas dy javësh kthehet sërish në vend të parë, duke qenë 2 pikë para korçarëve. Në kampin e kuq janë të vetëdijshë­m se kryesimi ruhet duke qenë të gjithë faktorët të bashkuar, ndaj drejtuesit e klubit janë të vetëdijshë­m se sa shumë ka nevojë skuadra për mbështetje­n e tifozëve në stadium. Kjo gjë u pa qartë në sfidën e fundit në "Redi Maloku" në Fushë-Krujë, ku dominimi i "Ultras Guerrils" në tribuna bëri që edhe ekipi të besonte më shumë te fitorja. Pas ndeshjes me Skënderbeu­n, Disiplina e dënoi Partizanin me zhvillimin e dy ndeshjeve pa spektatorë. Të parën e shlyen në ndeshjen me Kamzën dhe tjera i binte të dielën me Laçin. Por, ashtu siç u përfol prej ditësh, klubi ka vendosur që të sakrifikoj­ë, duke e hequr dënimin e mbetur me pagesë. Duke ditur rëndësinë e ndeshjes, por edhe nevojën e mbështetje­s së tifozëve, Partizani ka paguar 5 milionë lekë, në mënyrë që të dielën ndaj Laçit të luhet me spektatorë në "Selman Stërmasi". Këtë gjë e ka njoftuar edhe klubi dje, ku pas dhënies së lajmit ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë takim.

NJOFTIMI- "Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiari­sht dënimin e Komisionit të Disiplinës,

duke i mundësuar tifozërisë të jetë prezent në stadiumin "Selman Stërmasi" në mbështetje të ekipit. Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në stadium të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me

meritë pas 12-të javëve kryesojmë të vetëm. Biletat në tribunat A1, A2 dhe B1, B2 kushtojnë 1 500 lekë. Biletat në tribunat: C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 kushtojnë 400 lekë. Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicio­n tribunat: A1, A2, B1, B2, C1, C2,

D1, E, F, G1, G2. Tifozëria mike ka në dispozicio­n tribunat: H1, H2.". Biletat dalin sot në shitje.

FORMACIONI- Në dallim nga tri ndeshjet e fundit, për Laçin trajneri Skënder Gega do ta ketë të plotë grupin, pasi nuk ka asnjë lojtar të pezulluar apo të dëmtuar. Për takimin e javës së 13-të rikthehet Sodiq Atanda, që ndaj Kastriotit ishte i pezulluar nga kartonët. Me rikthimin e nigerianit mbrojtja e të kuqve kompletohe­t dhe Atanda pritet të jetë titullar. Renato Gojkoviç e zëvendësoi afrikanin ndaj Kastriotit, po boshnjaku tregoi se stoli ka lënë pasoja tek ai, duke mos qenë i sigurt në lojën e tij. Me kompletimi­n e mbrojtjes, dilema e vetme qëndron nëse Kote do të jetë sërish titullar ndaj Laçit apo kësaj radhe trajneri Gega do t'i besojë nga minuta e parë një ish- lojtari bardhezi, Emanuel Mensah.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania