Panorama Sport (Albania)

Partizani, dy gjigantë për sulmin

Trajneri Gega ka trajnuar "pykën" e gjirokastr­itëve te Shpresat, anglezi një "bast"

- ILIR CARA

Që të fitosh titullin, duhet edhe një sulmues i mirëfilltë për ta dërguar topin në rrjetë. Me sa duket, Partizanit i mungon ky tip lojtari, ndonëse duhet pranuar se skuadra e trajnerit Skënder Gega po bën shumë mirë deri në këto momente. Titulli mund të fitohet edhe pa "pykën", rrugë të cilën po mundohet që ta realizojnë edhe "demat". Por, për të qenë të sigurt në realizimin e këtij misioni, në ambientin sportiv, kryesisht nga ish-të kuqë, po amplifikoh­et gjetja e një bomberi për Partizanin që në merkaton e janarit. Kjo gjë pranohet edhe nga vetë lojtarët, stafi dhe drejtuesit, por duan që të mos e vënë ekipin nën presion dhe të marrin më të mirën. Gjithsesi, mësohet se klubi ka nisur që t'i lëvizë "gurët" për të plotësuar këtë boshllëk në merkaton e dimrit. Fillimisht po shqyrtohet pista vendaëse, për të gjetur një alternativ­ë të duhur, që nuk do ta kishte të vështirë që të përshtatej me futbollin e Superiores. "Panorama Sport" ka mësuar se Partizani ka nisur monitorimi­n e situatës së dy gjigantëve të Superiores, Vasil Shkurtajn e Luftëtarit dhe Majkëll Ngonë e Tiranës. Sulmuesi i gjirokastr­itëve e shprehu vetë pas ndeshjes me Flamurtari­n që kërkon të transferoh­et në një ekip që lufton për kampion dhe Partizani mund të jetë një opsion në janar. Pozitiv është fakti se trajneri Gega e njeh mirë shtatlarti­n vlonjat që ka lindur në Greqi. Madje, ka qenë Gega ai që e afroi Shkurtajn tek ekipi Kombëtar U-21, duke qenë një nga pikat referuese të kuqezinjve. Por, të kuqtë pëlqejnë edhe anglezin e Tiranës, i cili te bardheblut­ë po rezulton problemati­k. Majkëll Ngo shikohet si "bast" për t'u fituar apo një alternativ­ë që mund t'u bëjë punë. Mësohet se "demat" kanë nisur të mbledhin informacio­n për situatën e anglezit, që nëse largohet nga rivalët historikë, janë gati ta rrëmbejnë menjëherë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania