Panorama Sport (Albania)

Muça: Presidenti palë me tifozët, mua më prishnin stërvitjen

Ish-trajneri akuzon Halilin që ka përkëdhelu­r përkrahësi­t e Tiranës

-

Shkëlqim Muça e thotë troç! Situata me tifozët është përshkallë­zuar, sepse presidenti Refik Halili i ka mbajtur shumë afër, madje duke aluduar se në momente të caktuara i ka përdorur kundër trajnerëve dhe situatave të ndryshme. Në "Rubrikën Sportive" në RTSH, Muça foli për atë që e quajti si skandaloze, por thumboi presidenti­n Refik Halili për këto fjalë. "Këto (që ndodhën) janë pasojat. Një pjesë e tifozëve të Tiranës duan të jenë aty në klub. Të jenë pjesë e vendimmarr­jes. Presidenti i ka afruar shumë, duke u dhënë shumë, duke mos u treguar vendin që kanë. Presidenti i ka mbajtur afër kohë më parë. Tani tifozët kërkojnë të bëhem pjesë e vendimmarr­jes", tha në fillim Shkëlqim Muça. Trajneri i njohur dhe ish- drejtues i bardhebluv­e ka rrëfyer se edhe ai ka pasur një përballje me ta, duke u treguar se ata nuk futen te tifozët. “Në takimet që kam pasur kur isha trajner i Tiranës, unë u kam thënë 'ju nuk jeni tifozët e Tiranës, kanë qenë baballarët tuaj'. Ata kur na vinin pas një humbjeje, qanin te shkallët e stadiumit të stërvitjes. E përsëris, pas humbjes qanin te stërvitja, në stadium po e po. Ata na mbështetni­n gjithmonë në stadium. Ato kanë qenë tifozë, baballarët tuaj, jo ju. Ata janë një grup njerëzish, të cilin e shohin klubin për interesa. Kanë sulmuar shumë trajnerë, jo vetëm Memën. Për

mua, presidenti duhet të ndërhyjë dhe t'u tregojë vendin. Ne na vinin në stërvitje, na prishnin stërvitjen dhe flasim për këto kohë. Presidenti ka qenë palë (me ta)", vazhdoi më tej ish- kapiteni i bardhebluv­e. Shkëlqim Muça hodhi dyshime mbi faktin se presidenti Refik Halili është palë me tifozët, pasi nuk kuptohet mosreagimi i tij për këtë ngjarje. Muça u shpreh se kërkon nga presidenti t'u tregojë vendin këtyre personave që duan të drejtojnë ekipin. "Po e përsëris, presidenti duket se është palë me këta (tifozët). Nuk ka bërë asnjë prononcim. A keni dëgjuar ndonjë prononcim të presidenti­t që të thotë se ne nuk jemi me këta dhe veprimet e këtyre nuk kanë lidhje me futbollin. Ai (Halili), duke qëndruar në pasivitet, mbështet tifozët. Pas dy javësh do t'i thotë Ardian Memës, ik trajner se nuk të duan tifozët. Me kë është palë, nuk e kuptoj? Presidenti duhet të dalë në deklaratë. I mbështet klubi. Tani nuk dihet kë mbështet klubi, tifozët që sulmojnë lojtarët, apo lojtarët që japin shpirtin në fushë. Lojtarët aq mundësi kanë. Këtë skuadër ka bërë presidenti", shtoi Muça, që foli edhe për një dënim të mundshëm të tifozëve bardheblu. "Është e papranuesh­me ajo skenë që bënë tifozët e Tiranës, madje edhe javën e shkuar. Pavarësish­t rezultatev­e jo të mira, janë skena të papranuesh­me dhe duhet të merren masa", mbylli Shkëlqim Muça.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania