Panorama Sport (Albania)

Batha: Duhet tjetër stil!

Sqaron braktisjen e fushës: S'u mërzita, thjesht isha me grip dhe ika

- ERMAL SIKA

Idriz Batha e shikon të vështirë Europën nëse Flamurtari vijon me këto rezultate. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", Batha thotë se problemi i vetëm është mungesa e golit, pasi ekipi po zhvillon një lojë voluminoze. Batha shprehet se është gabim nëse do të nënvlerëso­sh ekipet e vogla, për shkak se kampionati fitohet vetëm prej tyre. Mesfushori mendon se duhet bërë kthesa me Skënderbeu­n, ndërsa shpreh bindjen te fitorja në transfertë­n e Korçës.

Pas fitores me Kukësin, Flamurtari u nda në barazim pa gola me Luftëtarin. Çfarë ndodhi?

Të gjitha ekipet janë të forta. E vërteta është që të gjitha u ndalën këtë javë, përveç Partizanit. Nuk duhet të bëhet dramë ky barazim, duhet ta harrojmë. Luftëtari i kishte pikët jetike. Ne sigurisht që nuk dolëm

në lojën tonë, por sigurisht që mund të them se në pjesën e dytë ekipi luajti mirë.

Flamurtari luan mirë me ekipet e forta dhe gabon me të dobëtat, e vini re edhe ju këtë gjë?

Motivimi më i madh është në ndeshjet e forta, por kjo është një gjë e gabuar. Kampionati fitohet me ekipet e vogla. Të kuptohemi, të vogla në letër, sepse këtë vit nuk ka më ekipe të vogla. Duhet që të ndryshojë kjo situatë edhe sa i përket përqendrim­it. Ekipi duhet t'i vlerësojë të gjithë kundërshta­rët njësoj.

Në momentin që dolët nga fusha në ndeshjen me Luftëtarin u patë i mërzitur dhe nuk shkuat në pankinë... Kishit ndonjë qejfmbetje me zëvendësim­in?

Jo, shkova në dhomë pasi isha me një si gjendje gripale dhe nuk doja që të qëndroja në pankinë. Shkova që të vishesha shpejt. Nuk kishte lidhje me zëvendësim­in.

Pas ndeshjes, Idrizi u shpreh me batutë se Flamurtari luan lojë "leniniste", me dy hapa para, një mbrapa.... Si e kupton ju këtë?

Nuk kam ndonjë koment për këtë. Pyesni presidenti­n se çfarë ka dashur të thotë.

Luhet me Skënderbeu­n të dielën, si e shikoni këtë ndeshje?

Duhet ta vlerësojmë maksimalis­ht Skënderbeu­n. Sigurisht që nuk duhet t'i bëjmë më të mirë se vetja. Por, ta vlerësojmë dhe të arrijmë të fitojmë.

E shikoni të vështirë fitoren në këtë ndeshje?

Ne në çdo ndeshje futemi për të fituar.

Çfarë nuk shkon në këtë ekip që po shfaq luhatje dhe çfarë duhet të ndryshojë?

Ndoshta është fakti se të gjitha ekipet tani i duan pikët. Luftëtari erdhi u mbyll në portën e vet në pjesën e dytë dhe kjo gjë ta bën më të vështirë. Edhe ne vuajmë pak për të dalë në sulm dhe për të gjetur golin. Nuk mund të them se ekipi ka luajtur shumë keq. Ekipi zhvillon volum loje, por te goli nuk po dalim dot.

Me këto paqëndrues­hmëri, mendoni se do ta kapni Europën?

Nuk duhet që ta mendojmë veten se do të vazhdojmë me këto rezultate të tilla. Nëse do të vazhdojmë kështu, sigurisht që do të jetë shumë e vështirë. Shpresojmë që të ndryshojmë.

Ka nevojë ekipi për përforcime në janar?

Për mendimin tim, çdo ekip ka nevojë për përforcime. Sa më shumë lojtarë që të ketë ekipi, aq më mirë është.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania