Panorama Sport (Albania)

Ymeraj nuk dorëzohet: Kemi shanse

-

Kastrioti vazhdon të bëjë paraqitje të mira, por nuk po arrin të marrë pikë dhe ky është një problem që kërkon zgjidhje të menjëhersh­me. Ersil Ymeraj është njëri ndër lojtarët që me ardhjen e Nicës në krye është rikthyer titullar dhe paraqitjet e tij kanë qenë mjaft të mira. Në ndeshjen me Partizanin, krahas paraqitjes së mirë, Ymeraj pati një rast ideal në fund, që mund të kishte ndryshuar fatet e takimit, por ishte mbrojtësi mik që largoi topin në vijën fatale duke i mohuar golin e sigurt mesfushori­t. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Ymeraj tregon se është mërzitur shumë që nuk arriti të shënonte, por shpreson shumë dhe ka besim se situata do të ndryshojë. "Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ekipi ynë, sidomos pjesën e dytë që e dominuam totalisht lojën, por na mungoi fati, pasi kishim disa raste për të barazuar. Ka ardhur një moment që më shumë na duhen pikët sesa ndeshjet e mira. Shpresoj që të kthehemi te fitorja në ndeshjen e radhës. Rasti në fund? Eh...ishte një moment kur mund të barazohej ndeshja dhe më shumë se pika që do merrnim, do ishte morali i ngritur i gjithë ekipit. Nuk arrita të shënoja dhe u mërzita jashtëzako­nisht shumë. Megjithatë, duhet të mbështesim njeritjetr­in dhe të punojmë shumë në stërvitje me ato çka trajneri kërkon. Jemi përmirësua­r goxha dhe tani ka ardhur momenti të bëjmë kthesën. Nuk duhet të demoralizo­hemi se jemi të fundit, pasi kemi akoma shumë ndeshje përpara. Unë kam shumë besim", ka thënë Ymeraj. Ndërkohë, ai është pyetur edhe për duelin me ishskuadrë­n e tij Kamzën. "Është një ndeshje e vështirë, por edhe e veçantë për mua, pasi kam kaluar shumë momente të mira aty. Megjithatë, për ne është thjesht ndeshja e radhës ndaj një rivali direkt, ku do të japim maksimumin dhe duhet ta fitojmë patjetër këtë ndeshje. Është një kampionat pa shumë diferenca dhe në çdo fushë ke mundësi të marrësh pikë. Ka shumë ndeshje përpara dhe Kastrioti i ka shanset dhe mundësitë e veta të futet në lojë brenda dhjetorit, pastaj ka mundësi të futet dhe në merkato dhe çdo gjë mund të ndryshojë për mirë. Megjithatë, nuk duhet të rëndohemi shumë psikologji­kisht. Me Kazmën është ndeshja e radhës dhe nuk besoj se kjo vendos përfundimi­sht çdo gjë. Jemi vetëm në fazën e dytë të kampionati­t dhe kemi dhe dy faza të tjera përpara. Kastrioti, për atë që ka dhënë në fushën e lojës, meriton më shumë, por kemi pasur dhe mungesë fati", deklaroi ai. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania