Panorama Sport (Albania)

Egnatia sfidon Apoloninë, zbulohet strategjia fituese

Mesfushori Ruço: Goli dedikim për familjen, jemi në formë

-

Rrogozhina­sit po vijojnë me intensitet të lartë përgatitje­t e javës antiApolon­ia, ku do luajnë të dielën. Që nga e hëna, grupi i lojtarëve, nën drejtimin e stafit të trajnerëve, po i jep rëndësi maksimale gjithçkaje, duke filluar që nga ushtrimet fizike, teorike, aerobike me dhe pa top si dhe shumë skemave e goditjeve në kuadrat. Gjithashtu, edhe disa prej lojtarëve që kanë dëmtime po vëzhgohen nga stafi mjekësor që të riaftësohe­n sa më parë. Fitorja e fundit me Turbinën në “Hasan Zyla” ka bërë që kudo në kampin rrogozhina­s të mbizotëroj­ë optimizmi. Nga ana e drejtuesve, në ditët e para të seancave është zhvilluar një analizë e detajuar ku është kërkuar më shumë përqendrim, pasi ata nga ana e tyre presin vetëm paraqitje pozitive në vijim. Ndërkohë që kjo sfidë do të ketë brenda saj edhe “ish-ë”, ku nga Apolonia janë trajneri Marjol Miho dhe mbrojtësi Rudin Nako, që kanë luajtur në Rrogozhinë. Kurse nga Egnatia bëhet fjalë për Broshkën, Dimon, Karakaçin e Cankën, që kanë dhënë kontribut në Fier. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori Ledion Ruço, që shënoi golin e parë me fanellën rrogozhina­se, shprehet se Egnatia luan kudo vetëm për tri pikët.

RUÇO - “Jam shumë i kënaqur që më në fund gjeta golin e parë me Egnatian që prej ardhjes këtu. Nuk e kisha menduar që do të isha unë ai që do hapja serinë e golave që më pas i shërbeu gjithë skuadrës. Që të merrte zemër për të shënuar sërish pas disa raste të njëpasnjës­hme që shpërdorua­m në të dyja pjesët. Ashtu si shokët e mi, ndihem mirë që u rikthyem te fitorja që na mungonte prej dy javësh dhe na ngjiti disa shkallë në renditje. Kishim punuar gjatë javës që gjithçka të shkonte në mënyrën më të mirë dhe ia dolëm që të siguronim pikët e plota. Golin në fillim dua t’ia dedikoj familjes sime, gjithë skuadrës, drejtuesve, tifozëve dhe stafit mjekësor që na gjendet në çdo moment. Tashmë e kemi përqendrua­r vëmendjen te kundërshta­ri i radhës, që është Apolonia, dhe që nga fillimi javës kemi nisur seancat. Kam bindjen se në Fier do të fitojmë”, tha Ruço. Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania