Panorama Sport (Albania)

Strategjia me të rinj, Besa kërkon talente

Cara i dha fitoren me Lushnjën: Ngjisim ekipin në elitë

- FERIZ FERIZAJ

humë minuta në dis pozicion dhe një formë sportive që po krijon bindjen e palëkundur se 18-vjeçari Tedi Cara i përket tashmë brezit të futbollist­ëve të rinj të talentuar që ka nxjerrë fidanishtj­a kavajase. Kishte shënuar golin e parë të karrierës kur pati debutuar te Besa në sezonin 2016-‘17. Shënoi në fitoren 31 të Besës ndaj Ilirisë më 18.03.2017 dhe e përsëriti këtë gëzim për golin edhe në fitoren 1-0 të Besës ndaj Lushnjës fundjavën e kaluar. Tedi Cara e thotë bukur. Ka edhe një “e treta e vërteta” teksa premton sërish gol në ndeshjen e nesërme ndaj Turbinës në Cërrik. “Pozita aktuale e Besës si kryesuese në grupin B është ajo e duhura”, tha dje posaçërish­t për “Panorama Sport” mesfushori me tipare sulmuese Tedi Cara, pak para se të niste seanca stërvitore. Cara është një prej tre lojtarëve të afruar nga ekipi i të rinjve dhe Besa këtë sezon ka vendosur t’u kushtojë shumë rëndësi të rinjve vendës. Një platformë e presidenti­t Nexhat Bizhdili.

CARA - “Me përjashtim të humbjes në Pogradec në javën e parë, fakti që edhe në transferta­t e tjera Besa ka luajtur shumë mirë dhe kemi marrë rezultate pozitive si ndaj Tomorit, Orikumit dhe ndaj fqinjëve rrogozhina­s ku fituam 1- 0, shton dukshëm shanset tona për të fituar ndaj Turbinës. Jo vetëm unë, por të gjithë jemi optimistë se në këtë takim të radhës Besa do të marrë pikët maksimale. Do të zhvillojmë lojë të kujdesshme, racionale, duke ia ngushtuar hapësirat e manovrimit ekipit cërrikas dhe duke kontrollua­r lojën. Do të kërkojmë të shfrytëzoj­më përveç përvojës më të madhe që ka Besa si një skuadër me shumë tradita, edhe çdo episod e shans që do të na serviret për të shënuar dhe fituar. Për fatin e mirë luajnë të gjithë titullarët dhe me këtë formacion të plotë, kam besim të palëkundur se fitorja do të na përkasë ne”, e mbylli Cara. 18-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në Kategorinë e Parë me fanellën e Besës. Debutimin e ka bërë më 17.12.2016 ( java e 13- të) në Kavajë, Besa–Shënkolli, 2-0. Cara ka shënuar 2 gola në karrierën e tij modeste me ekipin kavajas.

 ??  ?? Tedi Cara, sulmuesi 18-vjeçar i Besës
Tedi Cara, sulmuesi 18-vjeçar i Besës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania