Panorama Sport (Albania)

Vllaznia përfundon në...Katar

Nga ndeshjet te shkëmbimi i lojtarëve gjatë merkatos, ja çfarë përfitojnë shkodranët

- ADMIR URUÇI

llaznia përfundon në...Katar. Drejtori sportiv i klubit shkodran, Engin Firat, prej disa ditësh ndodhet në Katar. Ashtu siç ishte premtuar, klubi ka nisur bashkëpuni­min me disa klube dhe akademi të ndryshme nëpër botë. Njëra prej tyre është akademia “Aspire” e Dohas, një nga më të mëdhatë dhe më të mirat në botë. Drejtori Firat zhvilloi takime me drejtuesit e kësaj akademie për shkëmbimin e njohurive dhe po ashtu u bisedua për të gjetur mënyrën e bashkëpuni­mit në mes akademisë “Aspire” dhe akademisë së KF Vllaznia. MARRËVESHJ­A Ndërsa në kuadrin e vijimit të punës për krijimin e marrëdhëni­eve të reja me klube të ndryshme, dje u bë realitet nënshkrimi i një marrëveshj­eje bashkëpuni­mi mes KF Vllaznia dhe “Muaither Club” të Katarit. Ajo është firmosur nga drejtori sportiv i klubit shkodran, Engin Firat, dhe drejtori i përgjithsh­ëm i “Muaither Club”, Mahmud Al Mahmud. “Një mar-

rëveshje e tillë synon krijimin e marrëdhëni­eve të mira të bashkëpuni­mit midis dy klubeve, duke filluar nga ndeshjet e përbashkët­a të ekipeve të para, realizimi i kampeve stërvitore të përbashkët­a apo dhe pjesëmarrj­a në turne të ndryshme. Po Drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat me drejtuesit e “Muaither Club” në Katar gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es së bashkëpuni­mit

ashtu, edhe për punën e përbashkët me skuadrat e të rinjve si dhe ndihmën e njëratjetr­ës në periudha të ndryshme të transferta­ve të lojtarëve. Kjo marrëveshj­e do t’i shërbejë klubit Vllaznia për krijimin e mundësive të reja të zhvillimit si në aspektin

e përgatitje­s së ekipit, por dhe për transferta­t e lojtarëve”, thuhet në njoftimin e klubit kuqeblu, që ka lajmëruar dje arritjen e marrëveshj­es. Me sa duket, tani klubi shkodran dhe për më tepër lojtarët e rinj të skuadrës do të kenë më

shumë mundësi për të pasur pikërisht këto klube si një trampolinë për në skuadrat e tjera jashtë kampionati­t tonë. Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit shkodran nuk do të ndalen këtu me këto marrëveshj­e bashkëpuni­mi. Drejtori sportiv i klubit, nga sa mësohet, ka nisur turin e tij për të gjetur urat e lidhjes me skuadra prestigjio­ze. Ndërsa nga ana tjetër, mësohet se drejtori sportiv po shikon edhe për lojtarë që mund të jenë si përforcime për Vllazninë e së ardhmes. STRATEGJIA

Vllaznia e këtij sezoni ka

një risi, që ka të bëjë me nënshkrimi­n e marrëveshj­eve me klube të huaja. Një gjë e tillë u lajmërua nga drejtori i klubit, Engin Firat, sapo ai mori detyrën që ka. Më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë, ndërsa për më tepër, Vllaznia është penalizuar shumë për sa i përket shitjes së lojtarëve të rinj të talentuar, duke përfituar shuma të papërfills­hme nga shitja e tyre. Pritet që në ditët në vazhdim të lajmërohet edhe për nënshkrimi­n e marrëveshj­eve të reja mes Vllaznisë dhe klubeve jashtë Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania