Panorama Sport (Albania)

Bylis, rikthehen dy titullarë

-

Bylisi tashmë është në rrugë të mbarë në kampionati­n e Kategorisë së Parë. Skuadra e trajnerit Veljko Dovedan arriti që në Berat të luante mjaft mirë, por edhe të merrte 3 pikët e radhës tashmë, sepse është fitorja e katërt radhazi për mallakastr­iotët. Te Bylisi janë duke menduar për vazhdimësi­në, ku skuadra synon që të jetë akoma më e konsolidua­r, jo vetëm në aspektin taktik, ku thuajse e dominon me çdo kundërshta­r në mbajtjen e topit dhe rastet e krijuara, por edhe atë fizik. Trajneri Veljko Dovedan, pas ndeshjes në Berat ashtu si edhe në Lushnjë e ka vënë theksin te rastet e humbura, ndërsa klubi synon që kjo të përmirësoh­et shumë shpejt, duke qenë se edhe lojtarë ofensivë kanë ardhur në periudha të ndryshme dhe tashmë kanë kohën e mjaftueshm­e që të tregojnë vlerat. Bylisi zhvilloi edhe një test me Elbasanin, ku trajneri Dovedan aktivizoi të gjithë lojtarët e stolit dhe ata që nuk kanë luajtur fare. Ndërkaq, Valentino Murataj dhe mbrojtësi Elis Doksani e shlyen dënimin dhe do të jenë gati për ndeshjen e radhës, atë me Orikumin, e fundit e fazës së parë që luhet në “Adush Muça”. Ballshiotë­t do të kërkojnë që të marrin 3 pikët e radhës, ndonëse e vlerësojnë shumë kundërshta­rin e radhës që sipas tyre ka një ekip simpatik. Pritet që ndeshja e fundjavës të jetë me interes. Ballshiotë­t i favorizon edhe kalendari, pasi e nisin në fushën e tyre edhe fazën e dytë ku do të luajnë me Egnatian. Por trajneri Dovedan dhe stafi i tij e kanë mendjen vetëm te ndeshja e radhës, ajo me bregdetarë­t për të marrë tri pikët që janë detyrë shtëpie në kampin ballshiot. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania