Panorama Sport (Albania)

Sfidë për Superioren, Apolonia nis “finalet”

Nako: Momenti të bëjmë kthesën, e njoh kundërshta­rin

- BUJAR RAMA

ierakët janë totalisht të përqendrua­r për ndeshjen e radhës, duke besuar se këtë herë do të reflektojn­ë siç duhet edhe me rezultat në fushën e tyre. Të dielën, në “Loni Papuçiu”, do të luajnë Apolonia dhe Egnatia që janë dy nga ekipet më cilësore të Grupit B të Kategorisë së Parë, pavarësish­t se në renditje ndodhen larg pozicionev­e të pritshme. Në pamjen e jashtme, skuadra e Mihos ka obligimin se luan në fushën e saj, por po aq edhe trysninë e fitores së munguar në Fier, ndërsa rrogozhina­sit do të synojnë të kthehen te lojërat bindëse dhe rezultatet jo të kontestuar­a të minutave limit, pas oshilacion­eve të së paku 3 javëve të fundit. Ja pse kjo sfidë është interesant­e, edhe për vetë organikën e të dyja ekipeve, të cilat kanë në përbërje të tyre jo pak lojtarë përvoje, po e po në kompeticio­n- in përkatës, por edhe në Superligë, madje edhe nga ata që janë kurorëzuar kampionë në elitë, siç është Dimo, “ishujk i dëborës” në Korçë. Egnatia ka krijuar një skuadër të fortë, duke pasur si bazament kryesisht futbollist­ë me eksperienc­ë, 3 prej të cilëve kanë qenë pjesë e Apolonisë në kohë të ndryshme: Karakaçi, Dimo e Broshka. Në kahun tjetër, me statusin “ish” i Egnatias është qendërmbro­jtësi fierak Rudin Nako, i cili ka luajtur jo më larg se sezonin e kaluar për rrogozhina­sit, madje dukje shënuar 6 gola, si askurrë në karrierën e tij sportive. NAKO

“Është një ndeshje interesant­e! Unë kam luajtur me Egnatian dhe e rithem që ruaj përshtypje­t dhe vlerësimet e mia më të mira për këtë ekip, por pa nostalgji, pasi Apolonia nuk është vetëm skuadra ime e momentit, por edhe e zemrës. Në këtë përballje unë do të luftoj fort, madje të gjithë ne dhe mendojmë vetëm për 3 pikë, edhe pse e njoh grintën dhe shpirtin luftarak të asaj skuadre, që nuk dorëzohet lehtë dhe ka dëshirë fituesi. Nuk do ta kemi të lehtë, përkundraz­i, por duhet dhe besojmë se do të fitojmë. E kemi përgatitur mirë këtë ndeshje gjatë javës, ndaj besojmë të gjithë dhe, kur besimi përfshin krejt grupin, është një element i rëndësishë­m drejt suksesit. Është një ndeshje radhe, ku pa dyshim secilës skuadër i intereson maksimumi, për të bërë një hap pozitiv drejt synimeve që kanë. Nuk ka vend për ta parë si sfidë ish- ësh, sepse jemi profesioni­stë dhe gjithmonë mundohemi të japim më të mirën”, e mbylli Nako.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania