Panorama Sport (Albania)

Strakosha kualifikon Lacion, Grezda 10 minuta me Rejnxhërsi­n

Europa Ligë/ Zhirud gol pas 5 muajsh, Uellbek thyen kaviljen

-

Lacio ka arritur të marrë një fitore të vyer në shtëpi përballë Marsejës me rezultatin e ngushtë 2-1. Me këtë ndeshje, skuadra laciale ka mbyllur çështjen e kualifikim­it dhe tani ndoshta do të synojë vendin e parë që mbahet nga Eintrahti i Frankfurti­t. Megjithatë, ndeshja nuk ishte e lehtë, e cila mund të kishte përfunduar edhe në barazim, po të mos ishte Strakosha ai që do të bënte një pritje spektakola­re në fund të ndeshjes, duke shpëtuar skuadrën e tij nga goli i barazimit.

Nota 7.5 - Thomas Strakosha është vlerësuar me notën 7/5. "Vetëm një moment në pjesën e parë, në të cilën tregon vendosmëri me një ndërhyrje fantastike për të ruajtur kuadratin ndaj Sakait. Në fund të ndeshjes bën një tjetër ndërhyrje decizive ndaj Thauvin. I jashtëzako­nshëm", ka qenë shpjegimi i notës për portierin kuqezi. Deklarata - Strakosha nuk fshihet më sa u përket objektivav­e të Lacios në Europa Ligë. "Besuam se mund t'ia dilnim dhe për fat të mirë ia dolëm që sot ( dje). Kemi bërë një ndeshje të madhe. Ku mund të arrijmë? Duhet që të bëjmë më mirë sesa një vit më parë, ku u eliminuam keqazi në çerekfinal­e. Mund të ndodhë gjithçka, por nëse themi do shkojmë në finale, nuk do të ishte përgjegjës­i për të na fajësuar po nuk ia dolëm", ka deklaruar portieri i Kombëtares.

Rejnxhërs - Skuadra skoceze është mundur 4-3 në transfertë me Spartën e Pragës. Ndeshje në të cilën Grezda është aktivizuar vetëm pas minutës së 82-të, kur rezultati ishte vendosur dhe nuk ndryshoi deri në fund.

Çelsi - Olivier Zhirud mjaftoi me një gol që Çelsi të fitonte 1-0 ndaj Bates. Për francezin mori fund "thatësira" prej pesë muajsh pa shënuar, ndërkohë që "blutë e Londrës" shkojnë në kuotën e 12 pikëve pas katër

takimeve në Grupin L.

Arsenal - Sfida e "topçinjve" ndaj Sportingut që përfundoi 0- 0, ka nisur me "horror". Një dyluftim ka sjellë dëmtimin e rëndë të Dani Uellbek në minutën e 30-të, si pasojë e të cilës ka thyer kaviljen. Është dashur ndërhyrja e mjekëve dhe lojtari ka pasur nevojë për oksigjen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania