Panorama Sport (Albania)

Vuajtje për një pikë, Betisi sakaton Milanin

Lo Selso mposht përsëri Reinan, por Jezusi shpëton "Djallin"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Seria e tri takimeve me fitore e Milanit u ndërpre nga barazimi i djeshëm kundër Betisit. Është një pikë e mirë ajo e marrë në Sevijë, sepse u shmang kuqezinjve disa vështirësi në aspektin e kualifikim­it. "Djalli" me shumë gjasa do të luajë kalimin e grupit në Greqi, megjithëse mënyra është ende për t'u studiuar. Infermieri­a vazhdon me lajmet e zeza sepse pas Bilias, ndalojnë Muzakio dhe Çalhanoglu.

Prap Lo Selso - Dëmtimet i imponojnë Gatuzos formacioni­n me teknikun që zgjedh t'i besojë 3- 5- 2, me Çalhanoglu­në që pasi e nis takimin në mesfushë, zgjeron rrezen e aksionit në krah të sulmit ku vepron i vetëm Kutrone. Avantazhi vendas vjen shumë shpejt, ku Borini dështon në detyrat mbrojtëse dhe Hoakin shërben në zonë për Lo Selson që nuk gabon. Skena rrezikon të replikohet në pak minuta, por Sanabria nuk ka shënjestrë­n e talentit të ardhur nga PSG. Me shpresën për të administru­ar garën dhe gjetur golin e dytë, Betis i jep mundësinë Milanit të riorganizo­het, por pa mundur të gjejë kurrë portën e Lopezit.

Ilaçi Suso - Sytë e të pranishmëv­e në "Benito Vijamarin" janë te djali i shtëpisë, Suson, që u rrit "vetëm" 100 kilometra larg Sevijës. Gëzimin e thirrjes së dytë radhazi në kombëtaren iberike, numri tetë kuqezi e shndërron në entuziazëm për ekipin. Pas një pjesë të parë pa lënë gjurmë, spanjolli, në të dytën, hyn i transformu­ar, duke shpalosur në të djathtë repertorin e tij të driblimeve e krosimeve. Suso e provokon në dy raste portierin e Betisit, që në tentativën e tretë (goditje dënimi) të sulmuesit, dorëzohet, i mashtruar edhe nga një kërcim i Bakajokos. Me të dalë nga bataku, kuqezinjtë kanë një tjetër mundësi me Borinin që sheh Lopezin t'i ndalë goditjen.

Fund dramatik - Kur sfida i drejtohet fundit, Kesi përplaset

me Muzakion. Ky i fundit humb ndjenjat dhe në fushë futet Romanjoli. Vështirë se argjentina­si do të jetë gati për Juven, sfidën me të cilën e rrezikon edhe Çalhanoglu. Borini ka një tjetër shans, por këtë herë topi përfundon në tribunë, teksa Zhunior tenton golin, por Reina e ndal me shumë zotësi. Pas shtatë minutash shtesë, Milani gëzon për një pikë që mban ende të hapur diskutimin e kualifikim­it. Me 180 minuta ende për t'u luajtur, "Djalli" ka ende shumë shanse për të kaluar fazën e grupeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania