Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Na pret Juventusi, s'ka gjumë për Milanin

"Askush nuk do të pushojë, duhet të përmirësoh­emi"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Goditja e Susos mban Milanin në garë për kualifikim­in, teksa Gatuzo i gëzohet pikës së marrë në Spanjë, teksa është ende i pakënaqur me lojën e shfaqur nga të tijtë. Në konferencë për shtyp, trajneri komentoi sfidën në "Benito Vijamarin".

NDESHJA - "Pas këtij barazimi ndihem i hidhëruar. E nisëm ndeshjen me pesë mesfushorë, por hasëm menjëherë vështirësi nga qarkullimi i tyre i topit. Me 3- 4- 3 pashë përmirësim­e, por kur mbronim vazhduam të qëndrojmë shumë të tërhequr. Në pjesën e dytë bëmë një ndeshje të madhe, teksa në të parën shfaqëm drojë. Ardhja këtu dhe barazimi janë sinjale karakteri. Tani të mjekojmë plagët, nesër (sot) do të llogarisim dëmet, por djemtë meritojnë shumë përgëzime".

DËMTIMET - "Jam trajneri dhe jo doktori i ekipit. Në këtë moment është e kotë të bëjmë llogari, sepse në fund luajnë ata që do të jenë gati. E sigurt që do të luftojmë ndaj kujtdo, sepse me alibi nuk shkohet askund. Në këtë periudhë, fati na ka kthyer shpinën për sa u përket dëmtimeve".

BETISI - "Është një skuadër cilësore, por mund të kishim bërë më shumë, sidomos në mbajtjen e topit. Humbëm disa herë sferën, edhe pa presion, por jam i kënaqur sesi luajtëm shumicën e kohës. Uroj të përmirësoh­emi ende".

Juvja - "Na presin dy orë fluturim dhe pastaj dy ditë të ngjeshura pune. Nuk ka gjumë. E njohim Juven, është një prej ekipeve më të forta në Europë. Kanë diçka më shumë se ne, por nuk do rrimë të qahemi tani".

MOMENTI - "Djemtë janë

treguar gjithnjë të zotë dhe kanë besuar shumë të puna. Ishte shumë e lehtë të justifikoh­eshim, por skuadra më ndoqi dhe aktualisht kjo është forca jonë. Kemi ende shumë rrugë, por te grupi shoh sens të madh përkatësie ndaj këtyre ngjyrave".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania