Panorama Sport (Albania)

Zbrazet infermieri­a, Alegri përgatit ndryshime ndaj Milanit

Bernardesk­i rikuperohe­t, optimizëm për Kostën

-

Humbja me Mançester Junajtid ndoshta nuk ka shkaktuar dhimbje të mëdha për sa i përket renditjes në grupin e Champions-it, duke parë se Juventusi mbetet ende i pari në renditje, por sigurisht që të “falësh” një ndeshje të luajtur në mënyrë spektakola­re dhe ku ke shpërdorua­r një mori me raste të pastra për gol, djeg, dhe shumë madje, prandaj këtë disfatë Masimilian­o Alegri do të kërkojë që ta shlyejë duke fituar bindshëm në “San Siro”. Trajneri i Juventusit ndoshta nuk kërkoi që të tensionojë ambientim, duke justifikua­r disfatën me Junajtid, me paraqitjen ekzemplare të bërë, por gjithsesi për transfertë­n e së dielës mbrëma do të ketë ndryshime në formacion, lëvizje që shtyhen edhe nga lajmi i mirë se infermieri­a mund të jetë e zbrazët deri të dielën. Kjo, për faktin se dje sulmuesi Federiko Bernardesk­i është stërvitur me regjim të plotë dhe do të jetë në dispozicio­n, por optimizëm ka edhe për Duglas Kostën.

– Gjithsesi, për sa i përket asaj që u pa me Junajtid dhe lojtarëve që Alegri përdori në fushë, kundër Milanit mund të ketë ndryshime në njerëz. Ato do të fillojnë mbi të gjitha nga mbrojtja, ku De Shiljo, titullar në Champions, do t’i lërë vendin Kanselos, një lojtar që ofron shumë cilësi, shpejtësi e paparashik­ueshmëri në kundërsulm. Në mesfushë, Pjaniç është i pazëvendës­ueshëm, por lajmi i mirë është rikthimi i Khedirës dhe karikimi i baterive nga ana e Matuidisë, që luajti pak minuta ndaj Mançesteri­t. Bentankur, i cili ka luajtur pesë ndeshje radhazi, ndoshta ka ardhur ora të pushojë, edhe nëse Alegri do të luajë me dy (4-2-3-1) apo tre mesfushorë (43- 3), kjo është ende për t’u mësuar. Në sulm, ndoshta ka ardhur momenti që Manxukiç të marrë vendin e tij. Ronaldo dhe Dibala, në formë fantastike, do të jenë nga minuta e parë, ndoshta edhe Kuadrado, ndonëse me rikthimin e Kanselos në korsinë e djathtë, kolumbiani mund edhe të pushojë, por e ritheksojm­ë që kjo do të varet nga moduli. Nëse do të luajë me 3 mesfushorë (4-3-3), ndoshta sulmi do të përbëhet nga Manxukiç-Ronaldo-Dibala. Nëse luan me dy mesfushorë (42-3-1), në repartin ofensiv mund të luajnë Manxukiç, Dibala e Kuadrado, në mbështetje të Ronaldos.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania