Panorama Sport (Albania)

Nga prangat te veshi në Torino, provokimet epike të Murinjos

Zhoze provokoi edhe me tripletën, por jo vetëm kaq

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

hoze Murinjo është një ndër trajnerët më fitues në qarkullim, gjithashtu një ndër oratorët më të mëdhenj përballë gazetarëve, ndoshta një person që di si të ngrejë në piedestal lojtarët e tij, edhe pse me të marrëdhëni­a nuk është shumë e lehtë, por mbi të gjitha di edhe sesi të festojë, shpesh duke provokuar edhe tifozëritë apo edhe kolegët e futbollist­ët rivalë. Kurrikulum­i i tij ka qenë shumë i pasur me batuta, ironi apo edhe grindje, por atë ka ditur që ta pasurojë me shumë bujë edhe në dy ndeshjet e fundit, që e vunë atë përballë Juventusit. Sigurisht, edhe ai u ofendua, siç pranoi vetë, madje u ofendua nga familja, por në intervista­t e tjera konfirmoi se nuk ishte indinjuar vetëm për familjen e tij, por edhe për atë interiste, me të cilën mbetet shumë i lidhur. Dhe duke u nisur edhe nga gjesti i fundit në Torino, media ka bërë një përmbledhj­e të festimeve të Zhoze Murinjos ndër vite.

- Një ndër të parat ka qenë ai që e afronte me Championsi­n e paerë në karrierë. Në 1/ 8-at e finaleve, Porto eliminon Mançester Junajtid dhe ai feston me një kërcim ekzemplar (viti 2004).

- Shpërthime­t me “bluzën” e Interit kanë qenë të mëdha, por i paharruesh­ëm është vrapimi dhe përqafimi i tij me gjoksin zbuluar, pas një përmbysjej­e 2-1 në Siena (vitit 2008).

- Festim me gjuhën jashtë, pas një suksesi kundër Udinezes, në frymën e fundit (vitit 2009).

- “Prangat” e famshme në Inter-Sampdoria, për të protestuar kundër vendimeve të arbitrit Taljavento do të mbeten përjetë në histori (vitit 2010).

- Në “Kamp Nou”, Interi humb, por fiton të drejtën për të luajtur finalen e Ligës së Kampioneve. Murinjo vrapon në të gjithë fushën, drejtuar nga tifozët e Barcelonës, për të festuar ironikisht (vitit 2010).

- Festim duke rrëshqitur me gjunjë, siç bëjnë futbollist­ët, pas një suksesi të Realit, 3-2 kundër Mançester Sitit ( viti 2012).

- Në eksperienc­ën e dytë te Çelsi, vrapon të festojë në tokë, me Demba Banë dhe lojtarët e tjerë, që sapo i kishte bërë 2-0 ndaj PSG-në, rezultat që i dhuronte gjysmëfina­len e Champions-it (vitit 2014).

- Kupa e Ligës e fituar 2-0 ndaj Totenhemit, Murinjo hidhet mbi bar, përpara trofeut, për të festuar me skuadrën (vitit 2015).

- Gishti i vogël treguar telekamera­ve pas një fitoreje të Junajtid. Ka nga ata që mendojnë se tregon analizën skarco të disa opinionist­ëve që e kritikojnë (vitit 2018).

- Në “Old Trafford” ngre lart tre gishta në drejtim të tifozërisë së Juventusit, për t’i kujtuar atyre tripletën me Interin (viti 2018).

- Rikthimi në Torino, Junajtid përmbys Juven dhe Murinjo, i ofenduar gjatë gjithë sfidës, i bën gjestin e veshit tifozërisë vendëse.

 ??  ??
 ??  ?? Murinjo bën gjestin e veshit në Torino
Murinjo bën gjestin e veshit në Torino
 ??  ?? Tre gishtat ndaj tifozerisë juventine në Mançester
Tre gishtat ndaj tifozerisë juventine në Mançester
 ??  ?? Prangat e famshme ndaj Taljavento­s
Prangat e famshme ndaj Taljavento­s
 ??  ?? Festimi në Barcelonë, në vitin e tripletës
Festimi në Barcelonë, në vitin e tripletës
 ??  ?? Gishti i vogël me të cilin injoron kritikët e tij
Gishti i vogël me të cilin injoron kritikët e tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania