Panorama Sport (Albania)

Shkrinjar: Rinovimi? Rrini të qetë

-

Më tej është ndalur te temaT që i përkasin Interit: nga presidenti i ri, te trajneri e në fund Ikardi e Handanoviç (i cili së bashku me vetë holandezin dhe Shkrinjari­n kanë formuar këtë sezon një nga mbrojtjet më të forta të Europës: vetëm 6 gola të pësuar, në vendin e tretë pas Mançester Sitit dhe Liverpulit), dy nga pikat e forta të zikaltërve këtë periudhë: "Zhang është një person i shkëlqyer, e kam njohur në këto pak kohë që ndodhem këtu. Dashuron Interin dhe është kureshtar, kjo është e rëndësishm­e". Trajneri Spaleti "i përgatit në mënyrë profesiona­le, bën zgjedhje për të mirën e skuadrës. Me Shkrinjari­n ndajmë edhe dhomën gjatë grumbullim­eve, kemi një raport shumë të mirë. Si lojtar është shumë i fortë, s'duhet shumë për t'u kuptuar. Miranda? Ka më shumë eksperienc­ë se ne. Kemi edhe Ranokian: në prapavijë jemi të pajisur mirë". E në fund, pra, elozhet për kapitenin dhe portierin: "Ikardi në zonë ndodhet gjithmonë në vendin e duhur dhe ka lëvizje të jashtëzako­nshme. Edhe kur jemi ndeshur, e kam kuptuar, di t'i largohet markimit në momentin deciziv. Gjithashtu, është një kapiten i shkëlqyer, di gjithmonë çfarë të na thotë për të na mbajtur të motivuar. Handa? Është një perfeksion­it. Dhe ka gjithmonë sjellje prej profesioni­sti", ka përfunduar De Vraj. Milan Shkrinjar, pas barazimit në Champions kundër Barcelonës, ka dhënë dje një intervistë për mikrofonat e "Inter TV". Ja fjalët e qendërmbro­jtësit sllovak zikaltër: "Ndeshja kundër Barçës ishte fantastike, morëm një rezultat të mirë: një pikë të çmuar ndaj njërës prej skuadrave më të forta në botë. Paraqitja ime? Asgjë e veçantë, të mbroj është detyra ime. Angazhimet e radhës? Duhet të vazhdojmë kështu në ndeshjet e ardhshme. Në Londër shkojmë për fitore e për të kaluar turnin, ky është objektivi ynë. Rinovimi? Po e diskutojmë, kemi ndeshje të shpeshta, ndaj kur të kemi më shumë kohë në gatishmëri do e flasim. Tifozët mund të qëndrojnë të qetë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania