Panorama Sport (Albania)

Ja pesë arsyet përse nuk duhet ta humbisni "Klasiken"

-

Prej më shumë se 9 sezonesh, Bundesliga gjermane ka vetëm 2 skuadra, Bajernin dhe Borusian e Dortmundit. Përballja mes tyre konsideroh­et si ndeshja më e shikuar, por këtë sezon është ndryshe. "Deutsche Velle" publikon një listë prej 5 arsyesh përse "Der Classiker" duhet ndjekur të shtunën në orën 18:30. Titulli dhe prova e forcës Duhet të kthehesh pas në kohë, në vitin 2012, për të parë një sfidë vendimtare për titull mes Bajernit dhe Dortmundit. Më pas, supersfida e humbi bukurinë e vet, për shkak të diferencav­e të mëdha mes dy ekipeve. Megjithatë, këtë sezon gjithçka duket ndryshe, sepse Bajerni, pas 6 sezonesh me triumfe, duket në vështirësi, ndërsa Dortmundi po mahnit me lojën e vet dhe ka 4 pikë më shumë.

Një epoke e re

Që kur Robert Levandovsk­i është transferua­r te Bajerni, sulmi bavarez ka qenë më i frikshmi në Bundesligë. Këtë sezon, Dortmund po bëhet kërcënim serioz. Lojtarë si Kristian Pulisiç, Jadon Sanço e Jackob Brun Larsen i japin shkëlqim dhe gola një skuadre të bukur, që nuk ka pësuar ende humbjen e parë në Bundesligë.

Nojer, jo më i pakalueshë­m Manuel Neuer mbetet numri 1 i bavarezëve, por me formën aktuale 32-vjeçari është duke përjetuar sezonin më të dobët që kur erdhi nga skuadra e Shalkes. Nojer nuk ka kryer asnjë pritje prej 428 minutash në kampionat, ndërsa ka pësuar 8 gola në këtë periudhë. Borusia, ende pa asnjë humbje në kampionat Dortmundi është në formën e tij më të mirë dhe ka vendosur një rekord prej 15 ndeshjesh rresht pa pësuar asnjë humbje, para se të ndalej nga Atletiko Madrid të martën në ndeshjen e Champions-it. Sfida kundër Bajernit është mundësia më e mirë për të treguar vlerat, por mund të jetë edhe një goditje shumë e rëndë psikologji­ke në rast disfate. Nga Kovaç te Kimish, sa shumë ndryshime

Një mesfushor natyral, Joshua Kimish është transformu­ar në një prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë. Tani duhet parë në çfarë roli do ta përdorë Niko Kovaç, sepse javën e shkuar e ktheu në mesfushë dhe 23-vjeçari e preku 109 herë topin, një pozicion që më parë Kimish e ka luajtur edhe në kombëtaren e Gjermanisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania