Panorama Sport (Albania)

Milan i fashuar, 10 lojtarë të dëmtuar kundër Juventusit

Dhjetë të dëmtuar, por Gatuzo mund të rikuperojë katër futbollist­ë për nesër

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Tri fitore dhe 1 bara zim në katër sfidat e Milanit, por teksa pikët shtohen, infermieri­a kuqezi mbushet me të dëmtuar. Gatuzo ka kthyer nevojën në virtyt duke propozuar skuadra e module eksperimen­tale e duke shfrytëzua­r karakterin për t’u bërë ballë mungesave të shumta.

Në dyshim – Janë të paktën katër mosketierë­t kuqezinj që po luftojnë me kohën për të qenë në fushë kundër Juves. I pari është Higuain që nuk do kurrsesi të mungojë ndaj ish-skuadrës. Argjentina­si ka rinisur të stërvitet dhe nesër është kandidat potencial për një fanellë titullari në sulmin kuqezi. Kesi nga ana tjetër duhet të shtrëngojë dhëmbët. Disi më e komplikuar situata e Davide Kalabrias, që për Milanin figuron mes të dëmtuarve, ndërsa menaxheri i tij dje deklaroi se lojtari priste një ftesë nga Roberto Mançini. Hakan Çalhanoglu nuk është stërvitur për shkak se ndaj Betisit pësoi një goditje në trinë, që i riktheu një dëmtim të vjetër. Turku është në luftë me kohën, edhe sepse Gatuzo i ka lojtarët me pikatore.

Lamtumirë 2018 – Goditja e fundit dhe shumë e rëndë është ajo e Muzakios. Qendërmbro­jtësi do të mungojë për dy muaj, por jo sepse e përplasi Kesi në ndehsjen me Betisin. Problemin ai e ka në gju dhe dje gjatë vizitave të thelluara është konstatuar se do t’i duhen të paktën dy muaj. Në shtator Ivan Striniç u diagnostik­ua me një anomali kardiake dhe viti i tij u mbyll në mënyrë të parakohshm­e. Kroatin e presin të tjera teste përpara se të vendoset rikthimi i tij që në rastin më të mirë do të ndodhë në janar. I njëjti fat për Matia Kaldarën që, mes problemeve me ambientimi­n dhe lëndimit të fundit, nuk do të jetë i gatshëm për ekipin të paktën deri në vitin e ri. Akoma më i komplikuar problemi i Luka Bilias, që pas operacioni­t në pulpë do të jetë i grumbullue­shëm nga Gatuzo vetëm në mars të vitit të ardhshëm.

Konti dhe misteri Bonaventur­a – Andre Konti prej dy javësh stërvitet me ekipin, teksa fundjavën e kaluar luajti me të rinjtë. Sherri pas takimit në fjalë i kushtoi tri javë pezullim dhe mbrojtësi nuk mundi të zbriste dje në fushë me të rinjtë, në humbjen 6-1 ndaj Atalantës. Megjithëse klinikisht i shëruar, Gatuzo nuk pranon ta rrezikojë. Jashtë gare për një vend titullari nesër edhe Xhakomo Bonaventur­a. Mesfushori ka një acarim në gju që e persekuton që prej 25 tetorit. Dëmtimi është i ngjashëm me atë që pësoi në verë dhe që e mbajti 4 javë jashtë fushave, pushim që duket i detyrueshë­m edhe këtë herë, me lojtarin që do të ishte i gatshëm pas pushimit të kombëtarev­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Muzakio u dëmtua nga Kesi në kokë në ndeshjen me Betisin, por dëmtimin rëndë e kish pasur në gju...
Muzakio u dëmtua nga Kesi në kokë në ndeshjen me Betisin, por dëmtimin rëndë e kish pasur në gju...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania