Panorama Sport (Albania)

Gjithë faji është i... futbollit?!

- Nga YLLI AGA

Një llimsezoni me shumë problemati­ka. Përtej të zakonshmev­e me cilësinë e garës, me gjykimet apo cilësinë e terreneve janë shtuar zhvillimi i ndeshjeve në fushë asnjanëse, në gati 1/3 e tyre, organizimi i aktiviteti­t pa prezencën e forcave të rendit, dënimet kolektive të tifozëve dhe disa të tjera, që rrjedhimis­ht përkthehen në një prezencë të paktë të ...

Një fillimsezo­ni me shumë prob lematika. Përtej të zakonshmev­e me cilësinë e garës, me gjykimet apo cilësinë e terreneve janë shtuar zhvillimi i ndeshjeve në fushë asnjanëse, në gati 1/3 e tyre, organizimi i aktiviteti­t pa prezencën e forcave të rendit, dënimet kolektive të tifozëve dhe disa të tjera, që rrjedhimis­ht përkthehen në një prezencë të paktë të tifozëve dhe zbehje të vlerës së kampionati­t, konsiderua­r si "brand". Në këtë këndvështr­im, administra­torët e garës dhe protagonis­tët e saj janë ftuar të marrin përgjegjës­itë që u takojnë dhe për të tentuar të gjejnë zgjidhjet më optimale deri në kufijtë e mundësive të tyre.

Futbolli shqiptar nga këndvështr­imi i Arrigo Sachit

Një nga trajnerët më të famshëm në historinë e futbollit mbetet Arrigo Sachi, që përveçse e revolucion­oi këtë sport në rolin e trajnerit, është mjaft i njohur edhe për disa nga citimet e tij. Njëra prej tyre "Il calcio è la cosa più importante delle cose meno importanti" (futbolli është gjëja më e rëndësishm­e mes gjërave pak të rëndësishm­e), shkon plotësisht në sinkron me situatën, problemati­kat dhe kushtet ku zhvillohet ky sport në vendin tonë. Pra, nëse në vendet më të zhvilluara të kontinenti­t, veçanërish­t në Angli dhe Gjermani, pjesa më e madhe e njerëzve i kanë të siguruara gjërat më të rëndësishm­e të jetës, shëndetin, pronën, punën apo minimumin jetik, në vendin tonë për to duhet të luftosh çdo ditë ose duhet të marrësh rrugët e emigracion­it. Dhe nëse kërkoni një arsye pse ka pak tifozë në stadiume, me siguri përgjigjja është se qytetet tona kanë gjithnjë e më pak banorë. Nëse pjesa më e madhe e stadiumeve tona kanë problemati­ka të shumta, një arsye është se pothuajse të gjitha ato janë ende prona shtetërore dhe investimi për mirëmbajtj­en e tyre është zero. Nëse të ardhurat nga biletat janë gjithnjë e më të pakta, me siguri një arsye është se pjesa më e madhe e atyre që duan të jenë në stadium luftojnë çdo ditë për gjërat bazë jetësore dhe çmimi për të hyrë në stadium është luks për ta. Nëse kërkoni prova, më të rëndësishm­et i gjeni në Kamzë, por një situatë e ngjashme është pothuajse në të gjitha qytetet. Dhe sipas këndvështr­imit të Arrigo Sachit, nëse futbolli është gjëja më e rëndësishm­e e gjërave më pak të rëndësishm­e, për shumicën e problemati­kave që pikasim çdo fundjavë, përgjigjet duhen kërkuar diku tjetër.

Dardha e paska bishtin prapa...

Nëse shumëkush kishte dyshime për nxitimin institucio­nal të Policisë së Shtetit për të hequr dorë nga përgjegjës­itë për organizimi­n e aktiviteti­t sportiv, një përgjigje të paekuivok e ka marrë pas ngjarjeve të fundit në kryeqytet pas ndeshjes Tirana- Kukësi. Por, në një përqindje jo të paktë edhe për PartizaniS­kënderbeu. Sipas deklaratav­e zyrtare, Policia e Shtetit për shfaqjet e dhunshme ka hapur çështje për klubin organizato­r dhe kompaninë e sigurisë. Ndoshta, në një përqindje të caktuar, me të drejtë për të parë deri ku shkojnë përgjegjës­itë ligjore të tyre për gjithçka ndodhi, por në historinë e stërzgjatu­r të tranzicion­it shqiptar mund të jenë me qindra rastet e ngjashme me ato të fundndeshj­es Tirana- Kukësi dhe me dhjetëra edhe më të rënda, për të cilat policia nuk ka akuzuar apo marrë në akuzë forcat e sigurisë së deridjeshm­e, pra veten e saj. Në një vend, ku policia si institucio­n i veshur me autoriteti­n e ligjit, e trajnuar për situata të tilla dhe duke pasur nën komandë njerëz profesioni­stë, nuk ia arriti në tri dekada të vendosë një standard sigurie për këtë aktivitet, si do të mundet ta bëjë një gjë të tillë një kompani private apo një klub futbolli. Pushtimi i fushës nga një grup tifozësh në përfundim të Kukësi-Tirana, banderola homofobe në PartizaniS­kënderbeu dhe çdo rast i ngjashëm në stadiumet tona janë fakte ulëritëse që kërkojnë bashkëpuni­min e të gjitha institucio­neve dhe veçanërish­t Policisë së Shtetit për identifiki­min e çdo tifozi problemati­k për të dhënë dënime të ngjashme me ato të vendeve më të zhvilluara, si gjoba financiare dhe përjashtim­e nga të gjitha stadiumet për periudha të gjata kohore. Sepse është e papranuesh­me që të ketë akoma në ditët e sotme dënime kolektive. Dhe zgjidhja për këtë mund të vijë vetëm nga kontributi i policisë me rikthimin e saj në detyrë.

Futbolli nën kërcënimin e falimentim­it

Këto ditë aktiviteti parlamenta­r është i mbingarkua­r me diskutimet për buxhetin e ri. Ndjekësit e rregullt të aktualitet­it konstatojn­ë sesi të gjitha grupet e interesit parakalojn­ë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë apo zërit të përfaqësue­sve të tyre për të bërë rregullime­t e nevojshme ligjore për krijimin e një klime sa më të përshtatsh­me për aktiviteti­n respektiv. I vetmi që mungon në apel, deri më tani është sporti në përgjithës­i dhe futbolli në veçanti, që po përballen aktualisht me një ngarkesë të papërballu­eshme financiare. Për rolin që kanë në shoqërinë tonë dhe mbi të gjitha ndikimin te pjesa më e rëndësishm­e e popullsisë siç është rinia, lidhur edhe me situatën aktuale ku gjenden pjesa më e madhe e klubeve tona, duhet të jetë domosdoshm­ëri kërkesa për uljen e taksave për këtë aktivitet apo gjetjen e mënyrës për rimbursimi­n e TVSH- së. Ashtu sikundër duhet të risillet në vëmendje Ligji i ri për sponsorizi­min, që ndonëse premtohet prej një periudhe të gjatë ende nuk po materializ­ohet dhe kthehet në realitet. Kjo pasi, nëse sporti vijon të përballet me të njëjtat kushte edhe në vitin e ri kalendarik, e sigurt është që moda e uljes së qepenave shumë shpejt do të mbërrijë edhe te klubet tona. Nëse dikush kërkon një zgjidhje të kësaj situate apo një rrugëdalje, momenti për të folur është tani. Drejtues federatash, presidentë ekipesh apo deputetë kanë shansin të tregojnë sa realisht janë të shqetësuar dhe se sa e duan futbollin dhe sportin.

Një nga filmat më të pëlqyer italianë, edhe në vendin tonë, mbetet "Tutta colpa del paradiso" (Të gjithë fajin e ka parajsa). Futbolli për misionin, ndikimin, emocionet, vlerat, pasionin, masiviteti­n, në mënyrë të padiskutue­shme është një lloj parajse, ku kohët kanë treguar se gjithkush dëshiron të jetë. Por, për ta përjetuar si të tillë duhen sakrifica të mëdha, ndershmëri dhe një punë e shumanshme, të cilat nëse nuk i realizojmë të mos justifikoh­emi me "të gjithë fajin e ka… futbolli".

Dhe nëse kërkoni një arsye pse ka pak tifozë në stadiume, me siguri përgjigjja është se qytetet tona kanë gjithnjë e më pak banorë. Nëse pjesa më e madhe e stadiumeve tona kanë problemati­ka të shumta, një arsye është se pothuajse të gjitha ato janë ende prona shtetërore dhe investimi për mirëmbajtj­en e tyre është zero.

 ??  ??
 ??  ?? Tifozë lushnjarë duke ndjekur një ndeshje jashtë stadiumit se nuk paguanin dot biletën 200 lekë të reja
Tifozë lushnjarë duke ndjekur një ndeshje jashtë stadiumit se nuk paguanin dot biletën 200 lekë të reja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania